TË DEBATOJMË URTË E BUTË DHE SHTRUAR – PA OFENDIME DHE KËRCËNIME

Shkruan: Salim Kadri Kerimi, Shkup

 

Këto ditë, kisha rastin ti lexoj të 178 komentet rreth deklaratës të historianit shqiptar dr.Olsi Jazexhi, për figurën e Skënderbeut, të publikuara në portalin “TEMA online“, të datës 09 Korrik 2016. U trondita pa masë, por ama su habita shumë, kur i lexova sharjet, fyerjet dhe kërcnimet e panumërta të drejtuara ndaj zotërisë Jazexhi. Nuk munda ti besoj as veshëve e as syve të mi se një njeri normal, e lëre më një intelektual, mund të thotë aq sharje, fyerje dhe kërcnime në adresë të një personi tjetër, vetëm për arsye se ai ka marë guxim të parashtrojë një tezë/ vlerësim, për një personalitet nga historia kombëtare shqiptare, duke e mbështetur atë me fakte dhe të dhëna konkrete. Shkurt thënë, në jetën time nuk kam parë dhe dëgjuarë një debat, më falni në shprehje, kaq të ndyrë dhe të poshtër se ky që aktualisht po ndodh mes shqiptarëve, përplot me paragjykime, urejtje dhe ofendime të ndërsjella.

O ju, që pa pikën e turpit merni guxim të shani, fyeni dhe kërcnoni një shkencëtar, dhe në rastin konkret doktorin e shkencës  të historisë z.Olsi Jazexhi, familjen, bile edhe të parët e tij, tashti më të ndjerë – kush ua jep të drejtën të merni guxim të shani dhe përdhosni bile emrin dhe figurën e shenjtë të Profetit Muhamed (s.a.a.s), fenë islame, popujt turk, arab, e tj., dhe njëkohësisht ti bini gjoksit dhe të trumbetoni me të madhe, se gjoja ju shqiptarët paskeni qenë  kombi i vetëm në botë që praktikoni tolerancë ndërfetare. Çfarë tolerance na paska qenë kjo, kur ditën flisni për bashkëjetesë e natën ja bëni varin njëri tjetrit?!

Fyerje dhe ofendime të ngjajshme në adresë të z.Jazexhi kohët e fundit janë të pranishme edhe në disa reagime dhe shkrime të autorëve të ndryshëm, posaçërisht nga Maqedonia, Kosova dhe mërgata, pas prononcimit të historianit në fjalë reth prejardhjes të Skënderbeut dhe asimilimit të një pjese të popullatës turke, vllehe, greke, rome, maqedonase, e tj., në atë shqiptare.

Sa i takon procesit të asimilimit dhe shkrirjes të pjesëtarëve të popujve të ndryshëm, në shqiptarë, konkretisht në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, z.Jazexhi nuk ka thënë azgjë të rre/ të pa njohur. Procese të asimilimit dhe të shkrirjes të popujve të ndryshëm, përfshirë edhe të popullit shqiptar, kanë ndodhur kudo në botë e posaçërisht në Ballkan. Një gjë e këtillë ndodh edhe sot, do të ndodhë edhe në të ardhmen. Këtë dukuri e kanë vërtetuarë shkencëtarë/ hulumtues të ndryshëm/ relevant. Ja, p.sh., prononcimet e disa prej tyre:

Sipas gjeografit/ demografit jugosllav dr.Jovan Trifunovski (др.Јован Трифуновски):

Popullsiа shqiptare myslimane në RS të Maqedonisë nuk paraqet një tërësi të vetme, por ajpo është e përbërë nga elemente të ndryshme etnike. Një grup e përbëjnë banorët sllavë, të cilët gjatë periudhës osmane e kanë pranuar islamin dhe pastaj janë shqiptarizuarë, meqenëse jetonin në krahina mes shqiptarë të vërtetë, të ardhur. Pastaj, vende – vende egzistojnë grupe të cilët kanë prejardhje nga turqit dhe romët e ndonjëhershëm. Sipas vlerësimeve të mia, popullsia e sotme shqiptare, të parët e të cilëve kanë qenë sllavë, turq ose romë, përbëjnë rreth 20% nga të gjith shqiptarët e RS të Maqedonisë[1].

Asimilimin e një pjese të popullsisë sllave, në atë shqiptare, në Shqipëri e ka vërtetuarë edhe historiani/ etnologu rus A.M.Selishçev (А.М.Селишчев), sipas të cilit:

Analiza lingvistike e fjalëve të huazuara sllave në gjuhën shqipe dhe i toponimeve sllave, si dhe faktet historike dëshmojnë se procesi i shqiptarizimit mes popullsisë sllave ka qenë i pranishëm vazhdimisht. Që në shekullin e 16-17 në Shqipëri kanë qenë të pranishme grupe të mëdha të popullsisë sllave[2].

Për dukuritë/ proceset e lartpërmendura nuk flasin vetëm autorët e huajë, por edhe ata shqiptarë. Ja, p.sh., në lidhje me këtë, çfar ka konstatuarë akademiku Aleks Buda:

Me këtë ne nuk duam ta mohojmë faktin se zgjerimi i emrit të Arbërisë mesjetare përtej thelbit fillestar nuk ka ndodhur në disa raste pas asimilimit të një popullsie sllave, që bashkëjetonte me popullsi arbëreshe në disa krahina, ose të mbeturinave të një popullsie romane në disa qytete; nga ana tjetër, mbeten jashtë këtij emërtimi, pa dyshim, edhe krahina ku popullsia arbëreshe qendroi ende për një kohë të gjatë, në disa raste deri në ditët tona[3].

Duke i patur parasysh vlerësimet e autorëve të lart përmendur, dhe të tjerë, të gjith ata që pa pikën e turpit e sulmojnë dhe ofendojnë z.Jazexhi, vetëm se ai ka deklaruarë diçka që çdo historian/ demograf e ka më se të qartë, se procese të asimilimit/ shkrirjes të pjesëtarëve të popujve të ndryshëm kanë ndodhur/ ndodhin në të kaluarën dhe sot, duhet ti frenojnë emocionet e tyre të pakontrolluara dhe në vend se të ofendojnë dhe kërcnojnë të tjerët, do të jetë më mirë, kohë pas kohe ti hedhin sy ndonjë studimi relevant nga lëmi përkatës.

Sa i takon figurës të Skënderbeut, pa ndonjë pretendim për të hyrë në debat për vlerësimet e z.Jazexhi, sipas mendimit tim nuk ka azgjë të keqe në se hapet debat për të rishikuarë vlerësimet të gjertanishme (bardh e zi) për cilën do figurë nga historija e cilit do popull, përfshirë edhe për Skënderbeun. Kjo, për vet faktin se në historiografi azgjë nuk është e thënë një herë e përgjithmonë. Unë nuk jam njohës i mirëfilltë i historisë të Skenderbeut, por ama si historian, përmbledhtas, mund ti them këto ca vlerësime:

  1. Askush, pra as z.Jazexhi, nuk mund ta pengojë popullin shqiptar, të cilit i takon edhe vetë ai, që Skenderbeun ose ndonjë personalitet tjetër, ti trajtojë si heronjët e tyre kombëtar, por ama duke e bërë këtë, njëkohësisht duhet patur parasysh fakti dhe e vërteta se konkretisht figura e Skënderbeut, për shkaqe të ndryshme dhe nga qarqe të ndryshme, në të kaluarën, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka qenë e glorifikuarë/ e stërmadhuarë;
  2. Vall Gjergj Kastrioti do të bëheshte figurë e famshme me emrin Skënderbeu, në se Porta e lartë osmane nuk ja “mundësonte“ hyrjen e tij në radhët e ushtrisë osmane, arsimimin dhe avansimin e tij në postet më të larta ushtarake, e tj.?. Pa dyshim se jo; dhe
  3. Në se gjykojmë me arsye të shëndoshë do të dalë në shesh se, derisa për shqiptarët Skënderbeu ka qenë/ është hero kombëtar, për autoritetet e Perandorisë osmane ai ka qenë një dezerter/ rebel, për vet faktin se në një moment të caktuarë, për shkaqe që historijanët nuk i kanë të qarta deri në fund, ka dezertuar/ ka rebeluar nga ushtrija osmane, pjesë e të cilës me vite të tëra ka qenë edhe vetë ai. A mund të paramendoni, për shembull, një gjeneral amerikan, me prejardhje vijetnameze, gjatë Luftës në Vijetnam, në vitet e 60-ta të shekullit të kaluarë, të rebelohej dhe të kalonte në anën e bashkëkombasve të tij vijetnamezëve, dhe të luftonte kundër armatës amerikane, si do të konsiderohej ai nga SHBA-të?.

Sa i takon vlerësimeve rreth statusit të shqiptarëve në Perandorinë osmane, komentuesit shqiptarë përveç kritikave, Perandorisë në fjalë njëkohësisht duhet ti jenë mirënjohës për shumë gjëra, por para se gjithash për: a) mbrojtjen nga asimilimi i një pjese ose e gjithë popullsisë arbërore, që më vonë u emërua si shqiptare, b) për ruajtjen e gjuhës të tyre arbërore – shqiptare dhe, c) për kontributin e saj në krijimin e shtetit të pamvarur shqiptar. Kjo, para së gjithash për vet faktin se shqiptarët të mos ndodheshin nën pushtetin e Perandorisë osmane, nuk jam i sigurtë se sot do të mund të flisnim për komb i quajtur shqiptar, gjuha e të cilit do të ishte shqipja. E njëjta vlen edhe për kombet e tjera ballkanike (maqedonasit, malazezët, boshnjakët, e tj.). Në historinë njerzore ka shum shembuj të zhdukjes të popujve/ civilizimeve të ndryshme nga skena e historisë, duke u asimiluarë/ shkrirë dhe “integruarë“ në radhët e kombeve të tjera më të mëdha/ më të fuqishme. Në kët kontekst, prof. dr.Nehat Krasniqi, duke u thirur në të dhënat statistikore të përfshira në një punim shkencor të prof. dr.Hasan Kaleshi, në një debat televiziv, me plot të drejtë e ka rikujtuarë faktin se, “kur erdhën turqit – osmanë në Kosovë, vetëm 4%-shi i popullatës ishte shqiptare“. Pra, ishte Perandoria osmane që definitivisht e ndërpreu proçesin e mëtejshëm të asimilimit/ serbizimit të shqiptarëve në Kosovë. Me fjalë të tjera, të mos ishte Perandoria osmane, ka të ngjarë se, jo sot, por qysh në shekullin e 15-të ose 16-të shqiptarët e Kosovës do të serbizoheshin/ asimiloheshin tërësisht. Një gjë e ngjajshme mund të ndodhte edhe me shqiptarët e trevave të tjera. Po ashtu, të mos ishte rezistenca e përbashkët (e shqiptarëve dhe turqve osmanlinj), gjatë Luftës të parë ballkanike (1912) në Veri të Shqipërisë, nuk jam i sigurtë se harta gjeografike e Republikës të Shqipërisë do të ishte e këtillë, siç është sot.

Në kët aspekt, gjith ashtu, më se apsurd është gjykimi, zakonisht i injorantëve, se shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit në kohën e Perandorisë osmane jetuakan në robëri. Si mund të gjykohet, p.sh., se shqiptarët qënkan në robëri kur 36 ose 37 vezirë të mëdhenj (kryeministra) të kësaj Perandorie[4] kanë qenë shqiptarë?, një numër i madh i shqiptarëve gjithashtu kanë qenë të zgjedhur për deputetë në Parlamentin osman, të emëruarë në poste të tjera të larta në administratën, ushtërinë, diplomacinë dhe në institucione të tjera të kësaj Perandorie. A mundet një popull i robëruarë ti ketë patur këto dhe shumë të drejta dhe privilegje të tjera?!, pa dyshim se jo.

Dhe fare në fund të këtij artikulli, sipas meje, debatet të mirfillta dhe konstruktive, për çështje të ndryshme, përfshirë edhe për figurat më të spikatura kombëtare, janë më se të nevojshme dhe të dobishme, me kusht vetëm në se ato do ti zhvillojnë persona relevante/ të kualifikuara dhe të sjellshëm, duke debatuarë urtë e butë dhe shtruarë – pa ofendime dhe kërcnime.

[1]      Јован Трифунски: “Албанско становништво у Македонији“, Антропогеографска    и етнографска

истраживања, НИРО “Књижевне новине“, Београд 1988, стр.179;

[2]      Проф.А.М.Селишчев,“Славјанское население в Албании“, Издание Македонского научного

института, Софија 1931година;

[3]      Aleks, Buda: “Vendi i shqiptareve ne historine Europjane te shekujve VIII – XVIII”, ne librin  me titull:

Shqiptaret dhe trojet e tyre”, ASH e RPSSH, Shtepia botuese ”8 Nentori”, f. 5-6;

[4] NEXHIP P. Alpan & NESIP Kaçi: “Shqiptarët në Perandorinë osmane”, Albin 1997;

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne