Shqiperia

Të dënuar në tre shtete, Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e vëllezërve dhe motrës Çilotaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka sekuestruar pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.

Kështu njofton prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila shkruan se “Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj janë përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 K.Penal, “Trafikimit të mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a K.Penal, “Tregtimit të mallrave kontrabandë dhe për mallra akcize”, parashikuar nga neni 76 K.Penal si dhe për vepra të tjera penale”.

Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit  e mësipër.

Njoftimi i Prokurorisë: 

Çështja iu kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit antimafia dhe Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm nr.106, datë 18.05.2010 “Për bashkërendimin e raporteve mes Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorisë për Krime të Renda” (pika 3).

Në bazë të nenit 3/1/c të ligjit nr.10192 dt.03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundrejt pasurisë”, mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të palujatshme të shtetasve Shpëtim, Vladimir, Agur, Jonida Çilotaj, si më poshtë:

Pasuritë e subjektit Agur Çilotaj:

-Në Fier, Njesi (Studio Piktori), me sip.40 m2.

-Apartament banimi 91.25 metër katror në Sarandë.

-Apartament 89.29 metër katror.

-Tokë truall 2721 metër katror, në Shkallnuar, Durrës dhe tre ndërtesa sociale 509 metër katror, total 1500 metër katror ndërtim.

Pasuritë e subjektit Vladimir Çilotaj:

-Apartament 98 metër katror.

-Truall 500 metër katror në Golem.

Pasuritë (ndërtim i paligjshëm) e shtetasit Vladimir Çilotaj, për të cilat ka aplikuar në zyrën e ALUIZNI-it Fier.

Pasuritë e shoqërise “Çilotaj Group ltd” shpk:

-Godinë 290.6 m2, në emër të “Çilotaj Group Ltd”.

-Godinë 290.6 m2.

-Truall 6134 m2 truall dhe 2460.2 m2 ndërtesë.

-Truall 3020 m2 në emër të “Çilotaj Group”.

-Truall 2000 m2, Golem.

-Apartament 98 m2.

-Prona e llojit apartament 64.60 m2.

-Prona e llojit apartament 98 metër katror

Pasuritë e shoqërisë “Ladi 2008” sha:

-Pasuria e llojit Arë 6000 m2

-Pasuria godinë banimi dhe shërbimi 9 kate në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Pasuritë e subjektit Jonida Çilotaj:

-Pasuria 82 metër katror, apartament.

OPINIONE