Të dërguarit e Trump nisen drejt Lindjes së Mesme

Një prej funksionarëve të shtëpisë së bardhë deklaroi se të dërguarit e presidentit Donald Trump janë nisur për tu takuar me krerët e rajonit të Lindjes së Mesme për të diskutuar mbi lëvizjet dhe hapat e mëtejshëm në negociatat e paqes mes Izraelit dhe Palestinezëve.

Xherard Kushner dhe Xhejson Grinblat, janë nisur drejt Lindjes së Mesme, ka thënë Daniel Powell zv/këshilltar i sigurisë kombëtare në Amerikë. Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump do të takohet me krerët e Arabisë Saudite, Emirateve, Katarit, Jordanisë, Egjiptit, Izraelit dhe të AAP. Sipas këshilltarit Powell në kohën kur negociatat rajonale kanë rëndësi mirëpo presidenti amerikan është i mendimit se paqja mes Izraelit dhe Palestinezëve mund të arrihet vetëm nëpërmjet bisedimeve direkte mes palëve dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bashkëpunojnë nga afër deri në realizimin e qëllimit. Presidenti amerikan u ka kërkuar të dërguarve të tij që të gjejnë një rrugëzgjidhje për rinisjen e negociatave të paqes, përballjen me radikalizimin dhe uljen e krizës njerëzore në gaza dhe hedhjen e hapave ekonomike për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit. Kushner gjithashtu është zgjedhur si përgjegjës për të ndihmuar në arritjen e një akordi mes izraelitëve dhe palestinezëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne