Të gjitha çmimet e barazisë gjinore në Emiratet e Bashkuara Arabe i fituan meshkujt

Publikimi i pamjeve ku Emiri i Dubait dhe zëvendës presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum ua dha dorën një nga një të gjithë meshkujve të cilët ai i konsideronte si të denjë për çmimet e barazisë gjinore, bëri buj të madhe nëpër rrjetet sociale.

Fakti që meshkujt ishin fitues të të gjitha çmimeve të barazisë gjinore që u janë dhënë përkrahësve të barazisë gjinore në jetën e punës, i bëri Emiratet e Bashkuara Arabe edhe një herë temë diskutimi.

Ministria e Financave, Agjencia Federale e Konkurrencës dhe Statistikave, Ministria e Burimeve Njerëzore u panë si të denja për çmime në fusha të tilla si agjensia qeveritare, e cila mbështet më së miri barazinë gjinore, autoriteti federal i cili mbështet më së miri barazinë gjinore, iniciative e cila mbështet më së miri barazinë gjinore.

Për shkak të strukturës gjinore në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfaqësuesit të cilët morën çmime në emër të këtyre ministrive dhe institucioneve të gjithë ishin meshkuj.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm, gjeneral-lejtnant Sheikh Saif bin Zayed al-Nahyan u pa si i denjë për titullin si ‘mbështetësi më i mirë i barazisë gjinore’ për përpjekjet e tij për të sjellë leje lindjeje në ushtrinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

‘E PASKENI ZGJEDHUR SHUMË MIRË’

Të gjitha medaljet i shpërndau Emiri i Dubait Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Në lidhje me këtë ai në Twitter shkroi kështu:

“Ju keni zgjidhur shumë mirë punën e diversitetit. Njëri nga zotërinjtë qenka veshur ngjyrë gri.”

Duke iu referuar The Onion me botim të ngjashëm me Zaytung, ai u shpreh : “Të gjithëve ju hakoi The Onion?”

Çmimet e Indeksit të Bilancit Gjinor të Emirateve të Bashkuara Arabe 2015 synojnë të njohin dhe të promovojnë progresin drejt arritjes së objektivave të pjesëmarrjes së grave në biznes.

Zyra e Emirateve të Bashkuara Arabe e bëri këtë postim në Twitter:

“Ne jemi krenarë për gratë e Emirateve. Ato luajnë një rol qendror në formësimin e të ardhmes së vendit tonë. Barazia gjinore është bërë shtylla kryesore e institucioneve tona qeveritare. ”

MË I MIRI NË MESIN E VENDEVE TË GJIRIT

Sipas një studimi të kryer nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në 2018, Emiratet e Bashkuara Arabe në mesin e vendeve të Gjirit është vendi me pozitën më të mirë në barazinë gjinore.

Sipas raportit të bazuar në të dhënat e vitit 2015, përqindja e meshkujve të diplomuarve universitar në Emiratet e Bashkuara Arabe është 23 për qind, ndërsa përqindja e femrave është 43. Numri i grave që punojnë u rrit në 135 mijë, ndërsa në vitin 1975 kishte qenë 1000.

Në anën tjetër të monedhës, organizatat e të drejtave të grave theksojnë se diskriminimi gjinor është ende i përhapur.

Në veçanti vihet në dukje se sistemi gjyqësor është diskriminues, dhe se gratë vendosen në plan të dytë në çështje të tilla si martesa, divorci, kujdesi i fëmijëve etj.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne