Të jesh për Dr. Zeqirija Ibrahimin!

Shkruan: Dr. Benjamin Idrizi

Te jesh për Zeqirija Ibrahimin nuk do të thotë të jesh vetëm për personin që mban emrin e tillë, por kjo do të thotë të jesh për virtytet dhe vlerat që kemi trashëguar nga prindërit, respektivisht të jesh për sinqeritetin, modestinë, urtësinë, devotshmërinë, aftësinë, përkushtimin dhe sakrificën. Te jesh me Zekën do të thotë të jesh për një njeri i cili ka frikë nga harami, i cili nuk mashtron, nuk tradhton, nuk vjedh e, mbi të gjitha, nuk rren!
Ai, jo që nuk e vjedh mallin e popullit dhe pasurinë e komunitetit, por ai është aq i kujdesshëm, saqë nuk ta vjedh as kohën; as tënden e as të veten. Ai, që prej 15 tetorit nuk guxon ta humbë kohën me thashetheme dhe pazarllëqet e ndyta, por do të investojë kohën maksimalisht duke punuar dhe prodhuar në të mirë të qytetarëve.
Zeqirija Ibrahimi është doktor i shkencave të albanologjisë, në aspektin profesional është një shkencëtar rigoroz dhe albanolog i dalluar në mesin tonë. Ai është patriot dhe krenar për kombin e tij, si dhe i brumosur me frymën tradicionale fetare. Në këtë kontekst, ajo çka e karakterizon atë më së shumti është kundërvënia ndaj çdo instrumentalizimi të fesë, qoftë për interesa personale, ideologjike dhe partiake. Është njeri te i cili nxë vend të madh respekti ndaj diversitetit kulturor, fetar dhe etnik. Duke ndjerë dashurinë, entuziazmin dhe vizionin që ka ai për Çairin, na mban me shpresa se do t’i vendosë themelet e një komune moderne, urbane dhe evropiane të shekullit XXI.
“Çair” në turqisht do të thotë livadh dhe gjelbërim. Zeka ka kapacitetin dhe guximin ta shndërrojë Çairin në komunë ku do të ketë foshnjore dhe shkolla me standarde dhe cilësi të larta, vende rekreacioni dhe sporti, hapësira të gjelbra dhe parqe, me një fjalë do t’i japë fund ngufatjes së Çairit!
Çairit, në të vërtetë, i mungojnë shumë gjëra të tjera: spital, universitet, bibliotekë, pishinë, stadiume, shtëpi për pensionistë e pleq, park, parkingje, fabrika, kanalizim, rrugë të asfaltuara, rruga për biçikleta, qendra kulturore, i mungon një “Çair-Mall” etj., natyrisht të ndërtuara sipas standardeve më të larta arkitektonike. Por, mungesa më e madhe është puna kualitative e komunës, sepse deri më tani besa/fjala e marrë nga populli është tradhtuar.
Padrejtësia është e dukshme në të gjitha sferat e jetës. Dallimit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të Kryeqytetit duhet t’i jepet fund. Gjithashtu duhet t’i jepet fund edhe vandalizmit urban, që është prodhimi i “jonë”!
Zeka është një shans për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake të të gjithë atyre që votojnë për Çairin. Zeka është figura konsensuale e Çairit, ngase Zeka nuk eliminon dhe nuk e diskriminon askënd as mbi baza politike, as mbi baza etnike e as mbi baza fetare. Ai është me besën e popullit. Zeka është njeriu me që shëmbëllen vlera qytetërimore! Zeka është personifikim i moralit tradicional të Çairit, është model i shqiptarit dhe myslimanit tradicional të Shkupit dhe është metaforë e qytetarisë urbane të Shkupit.
Për realizimin e projekteve të ndryshme kulturore dhe infrastrukturore, në Çairin e Zekës gërshetohen Tirana, Shkodra, Prishtina, Prizreni, Manastiri, Shkupi dhe Stambolli. Kush e voton Zekën, ka votuar për një ardhmëri dhe jetë të re në Çairin e qytetëruar!
Vota është amanet dhe për të do të japim llogari para fëmijëve dhe para Zotit, andaj kujdes kujt ia jepni atë.
Vota ime shkon njerut me ballë në sexhde!/ shenja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne