Shqiperia

“Të kapen peshqit e mëdhenj”, LSI kritikon Donald Lu

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se ambasadori amerikan, Donald Lu, duhet të mbante një qëndrim të qartë për çështjen Tahiri, në fjalën e tij tek ceremonia inaguruese e misionit “Forca e Ligjit”. Sipas Vasilit, Lu-ja duhet të ishte më i drejtpërdrejtë në mesazhet që jep.

Vasili shtron pyetjen se pse duhet pritur janari për të goditur, siç tha Donald Lu, ‘peshqit e mëdhenj’.

“Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t’i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur “peshqit”, bosët e krimit. Ç’të presim? Nga do ta presim?” – u shpreh Petrit Vasili në studione “Report Tv”.

OPINIONE