Të larguarit nga Vetëvendosje prezantojnë partinë e tyre të re

Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani kanë shpalosur partinë më të re në vend, Partinë Socialdemokrate të Kosovës. Në një konferencë për media, Ymeri dhe Gorani kanë publikuar një deklaratë të parimeve që thonë se është “përmbledhje e vlerave, bindjeve, parimeve, këndvështrimeve dhe zotimeve politike të tyre”.

Të pakënaqurit e Vetëvendosjes, të cilët u ndanë dhe krijuan Grupin e Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, kanë themeluar partinë e tyre më të re. Në Kuvend kjo parti pritet të ketë 12 deputetë: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne