“Të lëshojë Kosovën ose të vritet”, arrestohet anëtari i Nismës pasi kërcënoi me vdekje Albin Kurtin

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti i cili kërcënoi Albin Kurtin me anë të një statusi në “Facebook’ është arrestuar nga policia e Kosovës.

Hoti shkruante se Kurti duhet të largohet nga Kosova ose do të vritet.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje me anë të një statusi në ‘Facebook’.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha:“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne