Akar drejtoi një mbledhje vlerësuese të aktiviteteve të Ministrisë, ku të pranishëm ishin gjithashtu gjeneralarmate Yasar Guler, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, komandantët e forcave tokësore, detare e ajrore, si dhe zëvendësministrat.
“Në njërën anë ne vazhdojmë betejën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore dhe në anën tjetër Forcat e Armatosura të Turqisë vijojnë operacionet në kuadër të luftës antiterrorizëm”, theksoi ai.
Pasi bëri me dije se aktivitetet e Forcave të Armatosura të Turqisë vazhdojnë me të njëjtin ritëm në zonat e 5 operacioneve, ministri i Mbrojtjes Kombëtare vuri në pah se lufta kundër terrorizmit vazhdon me vendosmëri maksimale.
“Gjatë operacioneve të kryera ditën e enjte u neutralizuan 17 terroristë në zona të ndryshme. Numri i terroristëve të neutralizuar në zonat operacionale nga 1 janari e këtej arriti 1.359. Trupat tona po i kryejnë misionet e tyre kundër virusit dhe terroristëve me një heroizëm dhe sakrificë të madhe”, u shpreh Hulusi Akar mes të tjerash./trt