Të paktën 12 persona u mbytën nga përrmbytjet në Arabinë Saudite

Të paktën 12 persona u mbytën nga shiu i madh që bërë kërdi në Arabinë Saudite këtë javë, në bazë të autoritetit civil të mbrojtje të Mbretërisë Saudite.

Reshjet të rënda kanë goditur kryesisht pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të vendit afër kufirit me Jordaninë.

Dhjetë njerëz kanë vdekur në qytetin veriperëndimor të Tebukut dhe nga një në qytetin e shenjtë të Medinës dhe zonat kufitare veriore, tha Agjencia Zyrtare e lajmeve SPA.

Në një deklaratë, autoritetet thanë se një total prej 271 njerëzve u shpëtuan në të gjithë vendin që nga e diela. Ekipet e mbrojtjes civile gjithashtu kanë evakuuar 137 persona në rajonin e Tabukut veriperëndimor./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne