Të paktën 12 viktima nga tajfuni i fuqishëm në Filipine

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në Filipine, si pasojë e tajfunit Mangkhut. Erërat e forta me reshje të fuqishme shiu kanë shkaktuar rrëshqitjen e dheut, dhe si pasojë shumë shtëpi u shkatërruan, Lajmi është konfirmuar nga autoritetet zyrtare.

Mes viktimave janë dhe dy anëtarë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët po përpiqeshin të shpëtonin një grup personash që i kishte marrë përpara rrjedha e ujit. Ndërkohë, mediet vendase bëjnë të ditur se ka dhe një numër të pacaktuar viktimash në bregun e Aparit, në provincën Kagaian, të cilët nuk janë konfirmuar ende.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne