Të paktën 16.859 fëmijë të vrarë në luftën izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 17 mijë fëmijë palestinezë janë vrarë në luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar.

Ismail al-Thawabta, i cili drejton zyrën e mediave të qeverisë së Gazës, për Anadolu bëri të ditur se “rreth 25.980 fëmijë palestinezë tani jetojnë në Gaza pa një ose të dy prindërit për shkak të agresionit izraelit”.

Al-Thawabta tha se të paktën 16.859 fëmijë, përfshirë 171 foshnja, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar vazhdimisht se “fëmijët e Gazës kanë duruar tmerre të paimagjinueshme” nën sulmet e pamëshirshme izraelite.

Izraeli vazhdon me ofensivën brutale ndaj Rripit të Gazës pas sulmit ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bë

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne