Të punësuarit e NASA-s detyrohen të pastrojnë tualetët pas bllokadës së qeverisë

Bllokada e qeverisë amerikane po zgjat tashmë 34 ditë dhe më shumë se 800.000 nëpunës federalë janë në punë pa pagesë ose pushim pa pagesë. Ky lajmërim u vendos në një nga qendrat e NASA-s në Houston.

 Pasi bllokada e qeverisë amerikane ka hyrë në muajin e dytë, Agjencia Hapësinore Amerikane NASA ka kërkuar nga punonjësit e saj që vetë t’i pastrojnë tualetët për shkak të faktit se institucioni që nga e premtja nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë shërbimet e pastrimit.

Bllokada e qeverisë amerikane po zgjat tashmë 34 ditë dhe më shumë se 800.000 nëpunës federalë janë në punë pa pagesë ose pushim pa pagesë. Ky lajmërim u vendos në një nga qendrat e NASA-s në Houston.

Gazeta amerikane “The Hill” njoftoi se në derën e tualetit në Qendrën Hapësinore të NASA-s “Johnsons” në qytetin amerikan Houston, është lëshuar një njoftim që tregon se nga e premtja nuk do të jetë në gjendje të paguajë pastruesit dhe se nga të punësuarit e NASA-s është kërkuar që vetë t’i pastrojnë tualetët.

Ky njoftim u shpërnda nga e punësuara e NASA-s Elizabeth Blome në Twitter, e cila shkroi : “Ky është realiteti ynë në Qendrën Hapësinore ‘Johnsons’. Punuam falas me qëllim që Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar edhe më tej të veprojë. Tani nuk kemi shërbime për pastrim”.

Deri te bllokada e qeverisë erdhi për shkak të kërkesës së Trumpit për të ndarë mjete për ndërtimin e murit në kufirin amerikano-meksikan.

Bllokada e qeverisë mund të zgjasë, meqë ende nuk ka shenja se Trump dhe demokratët janë të gatshëm për të lëshuar pe dhe miratuar një buxhet të kompromisit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne