Të rinjtë e Gjermanisë më mikpritësit e refugjatëve në Evropë

Të rinjtë gjerman janë më mikpritësit e emigrantëve në gjithë Evropën, kështu të paktën thuhet sipas një hulumtimi të ri në Gjermani.

Studimi që përfshiu më shumë se një milionë 18-34 vjeçar nga 35 vende evropiane, udhëhequr nga transmetuesit gjerman ZDF, SWR dhe Bayerischer Rundfunk, zbulon se shumica e të rinjve nuk kanë besim në qeveritë e vendeve të tyre dhe institucionet fetare, ndërsa më pak se gjysma janë pesimistë për të ardhmen e tyre.

Sa i përket emigracionit, më shumë se 200,000 pjesëmarrës nga 11 vende evropiane dhe diku rreth 80% e të rinjve të Gjermanisë besojnë se emigracioni pasuron diversitetin kulturor në vendin e tyre.

Në përgjithësi, një mesatare prej 73% e të rinjve evropianë janë pozitiv rreth të qenurit pjesë e një popullsie multi-kulturore./Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne