Të sëmurët me kancer janë më të ekspozuar ndaj shqetësimeve kardiovaskulare

Përcaktohet se më shumë se 10% e të sëmurëve me kancer e humbin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas lajmit të BBC, rezultatet e studimit të publikuar në revistën “The European Heart Journal” tregojnë se të prekurit nga kanceri kanë rrezikun më të lartë për tu përballë me sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit nga Instituti i Kancerit Penn State të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan analizat e 3 milionë e 230 mijë pacientëve amerikanë dhe arritën në përfundimin se 11% e 38% të pacientëve të kancerit dhe komplikimeve për shkak të kësaj sëmundjeje kanë humbur jetën për shkak të shqetësimeve kardiovaskulare.

Studiuesit bëjnë të ditur se rreziku i shqetësimeve të këtyre sëmundjeve është normale për shkak të dëmeve që i japin trupit trajtimi i kimioterapisë dhe rrezatimit gjatë vitit të parë të kurimit dhe ky rrezik vazhdon edhe gjatë viteve të ardhshme. Gjithashtu tërhiqet vëmendja se të sëmurët me kancer, në krahasim me popullin në përgjithësi, janë “vazhdimisht nën një gjendje rreziku të lartë”.

Ata bëjnë të ditur gjithashtu se pacientët me kancer në fshikëzën e urinës, prostatë, mitër, gji dhe fyt janë ndër grupet që janë të ekspozuar më shumë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Studiuesit këshillojnë që gjatë kurimit nga kancerit të qëndrohet vazhdimisht nën vrojtim për sëmundjet kardiovaskulare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne