Të shtënat me armë në Dhërmi/ Dëshmitari: Kaos, njerëz me gjak, vraponin!

Policia tha se nuk ka asnjë të plagosur nga të shtënat me armë në një disko në Dhërmi, në ngjarjen që ndodhi natën e kaluar. Konfirmohet se konflikti ka nisur në lokal dhe një person ka qëlluar me armë në ajër, por pa të lënduar.

Personi që qëlloi me armë është arrestuar menjëhere pas incidentit, shpjegojnë uniformat blu, megjithatë një dëshmi e publikuar në JOQ, përshkruan një situatë kaotike pas të shtënave me armë.

“Isha i pranishëm tek ngjarja në Dhërmi. Ishte super kaos dhe pamë njerëz duke vrapuar, të lyer në gjak nga përpjekjet për të dalë nga Havana. Pamë dhe më vonë personin që qëlloi me armë, duke u përpjekur të fshihej.
Unë po kaloja aty dhe në një moment u dëgjua një krismë, njerëz që bërtisnin dhe që po shpërndaheshin. Pas asaj vazhduan diku tek 6 krisma të tjera. Pamë një çift francez që kishin prerë këmbët me xhama, njerëz duke vrapuar. Më vonë u grumbulluan afër një vile. Vajtëm për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë personin me armë në dorë që po përpiqej të fshihej. Kemi qenë rreth 20 çuna dhe u shpërndamë” ka shkruar dëshmitari.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne