Të shtënat me armë në Gjermani, pamje nga masakra para sinagogës

Dy persona gjetën vdekjen dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Halle, në lindje të Gjermanisë.

Personat që bënë masakrën e paradites së kësaj të enjte, ishin të veshur me uniforma ushtarake. Atentati ndodhi pranë një sinagoge në lagjen ‘Paulus’. Policia iu kërkoi banorëve që të shmangin zonën dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Në fillim u shënuan të shtënat me armë, më pas pati shpërthime me granatë. Atentatorët qëlluan me armë gjysmëautomatike duke vrarë një grua jashtë sinagogës dhe duke plagosur disa të tjerë.

Bazuar në deklaratën e një dëshmitari, të shtënat nisën ndaj një fast food dhe kuzhine kebab. Të dyshuarit, më tej hodhën granatë ndaj një varreze hebraike dhe u arratisën.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, polica deklaroi se, “Kemi ndaluar një person. Kini kujdes. Dy persona janë në arrati në këmbë”.

Prokurorët federalë kundër terrorizmit në Gjermani kanë nisur hetimet rreth të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona në qytetin lindor Halle të Gjermanisë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne