Shqiperia

Të shtënat në Vlorë/ Policia informon: Autori qëlloi me pistoletë në ajër, shoqërohet dhe shoku i tij (EMRI)

Policia informon për ngjarjen e mbrëmjes në Vlorë teksa thotë se autori Emiljo Çelaj ka qëlluar në ajër me armën tip pistoletë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Triport në orvs 19:00 teksa Patrulla e Policisë Kufitare ka kërkuar ndihmë menjëherë.

Si përfundim janë shoqëruar dy të rinj 26-vjeçarë shokë me njëri-tjetrin, një prej të cilëve Emiljo Çelaj si dhe u sekuestrua arma pistoletë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.

Shoqërohet në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.

Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe mejëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes./BW

OPINIONE

INTERVISTA