Të shtunën në Ulqin do të promovohet libri “Hallali- standardi sipas nevojës së njeriut”

Të shtunën në Kalanë e Ulqinit në organizim të Shoqatës për zhvillimin e ekonomisë Islame, Meshihatit të Bashkësisë Islame, Organizatës turistike dhe komunës së Ulqinit do bëhet promovimi i librit “Hallalli – standardi sipas nevojës së njeriut”. Për këtë libër të autorit Aldin Dugonjiq do të flasin ekspertë të fushës dhe te ftuar të tjerë. Përndryshe shoqata për promovimin e ekonomisë islame ditë më parë organizoi dhe panairin e prodhimeve hallall në Podgoricë me pjesëmarrjen e prodhuesve nga Mali i Zi dhe vendet e rajonit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne