Të vegjëlit revoltohen me Ramën/ Gjinushi: Ai s’fiton pa mua. Milo: Të mos përdorë mercenarë

Partitë e vogla të majta, ashtu si të djathtat janë të pakënaqura me Ramën. Por duket se ky i fundit do të përdorë taktikën e PD për ti futur në listat e PS edhe kryetarët e partive aleate. Debatin e nisi Petro Koçi i PSV91, i cili pasi ka zhvilluar një takim në selinë e PS-së doli para mediave duke deklaruar se partitë e vogla duhet të terhiqen nga gara dhe të mbledhin vota për PS-në.

“I bëj thirrje edhe Paskal Milos dhe Skënder Gjinushit të tërhiqen”, tha Koçi pasi kishte takuar deputetin socialist, Musa Ulqini. Por ftesën e Petro Koçit nuk e kanë mirëpritur Paskal Milo i PDS-së dhe as Skënder Gjinushi i PSD-së.

Milo është shprehur se: Rama duhet të më ftojë vetë, jo të përdorë Koçin si mercenar. Unë nuk refuzoj ftesa për të biseduar. Nëse më fton Rama në negociata, do të paraqitem”.

Kurse Gjinushi nuk është tunduar aspak: “Ne nuk tërhiqemi, – ka deklaruar ai. – Afati ligjor për të tërhequr regjistrimin ka ngrirë. PS-ja nuk fiton pa mua. Unë i siguroj dy mandate”, është shprehur Gjinushi për median.

Kujtojmë se marrëveshja Rama-Basha i dëmtoi shumë partitë e vogla si të djathta ashtu edhe të majta, pasi nuk mund të bëjnë koalicione parazgjedhore gjtihashtu s’kanë as numërues në votime.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne