Të vizitojmë vetë Xinjiang? Ndaloni lojën dhe propagandën me ujgurët, i thotë Pekinit grupi rinor musliman i Malajzisë

Nga: Jerry Choong

Lëvizja Rinore Myslimane Malajzia (Abim) i bëri thirrje qeverisë kineze të ndalojë “të luajë me propagandë politike” në lidhje me trajtimin e ujgurëve në Xinjiang duke ftuar Malajzianët të vizitojnë provincën.

Presidenti i Abim, Muhamed Faisal Abdul Aziz tha se komuniteti musliman i pakicës në Xinjiang dihej që ishte nën përndjekjen kineze dhe u përball me mizoritë që ishin dokumentuar mirë nga organet e njohura ndërkombëtare.

“Sa i përket kësaj çështjeje, ne nga bashkësitë ndërkombëtare analizojmë me kujdes raportet ndërkombëtare nga organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara (KB) dhe Amnesty International, dhe mediat kryesore ndërkombëtare që kanë regjistruar shkeljen e madhe të të drejtave themelore të ujgurëve,” tha ai në një deklaratë.

Faisal ishte duke i’u përgjigjur një ftese të hapur nga një zyrtar i qeverisë kineze Tang, për të vizituar Kinën dhe për të parë vëtë “Xinjiangun e vërtetë e të bukur, të qetë dhe të begatë me sytë tuaj” pas një demonstrimi masiv nga malajzianët pranë ambasadës të premten e kaluar.

Faisal gjithashtu tha që Abim ka marrë kohë për të studiuar ligjet “e ashpra” të zbatuara në Rregulloren e Rajonit Autonom të Xinjiang për ujgurër dhe për De-ekstremizimin në 2017, duke theksuar se disa nga dispozitat e tij përfshijnë ndalimin e muslimanëve nga mbajtja e hixhabeve, mbajtja e mjekrës ose promovimi i pretendimit që koncepti i hallallit ndërhyri në jetën laike të të tjerëve.

“Këto dispozita shtypëse të ligjit u kanë dhënë hapësirë autoriteteve kineze të abuzojnë me të drejtat themelore të ujgurëve duke interpretuar çdo praktikë fetare si të barabartë me përkufizimin ose si një simbol të ekstremizmit dhe radikalizmit”.

“Në mënyrë të ngjashme, neni 4 i dispozitës së përmendur gjithashtu tregon këmbënguljen e qeverisë për ta bërë fenë islame më kineze, e cila është plotësisht kundër frymës së lirisë fetare dhe besimit të njerëzve kur ka ndërhyrje të paarsyeshme në çështjet fetare të myslimanëve,” tha ai.

Faisal sugjeroi gjithashtu një alternative për autoritetet kineze për të zgjidhur çështjet e Xinjiang duke lejuar OKB-në që të vëzhgojë në mënyrë të pavarur të gjitha situatat në Xinjiang me qasje të arsyeshme në të gjitha burimet e informacionit pa ndonjë ndërhyrje nga shteti.

“Abim është i hapur për një dialog të sinqertë dhe angazhime pozitive me qeverinë kineze nëse çështjet e ngritura më lart do të adresohen në mënyrë transparente dhe me mirëbesim. Në fakt, lulet e sjella nga Abim gjatë protestës simbolizuan qëllimin tonë paqësor për t’i arritur ato angazhime, “tha ai.

Më 27 Dhjetor, rreth 600 muslimanë të Malajzisë marshuan në Jalan Ampang pranë Ambasadës Kineze në Kuala Lumpur pas lutjeve të së premtes për të protestuar ndaj abuzimit të pretenduar të Kinës nga muslimanët ujgur në Xinjiang.

Në këtë demonstrim morën pjesë pesë OJQ, me Abim në udhëheqjen e tre të tjerëve me një ton të moderuar dhe pajtues, ndërsa i pavarur ishte nga grupi i rreptë pro-kalifatit Hizbut Tahrir Malajzia, i cili kërkoi nga qeveria Malajziane marrëdhënie të ashpra me Pekinin dhe shpalljen e xhihadit nëse Kina refuzon të dëgjojë./Gazetaimpakt/ sg.news/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne