Bota

Të vrarë e të përdhunuar, 2018-a një vit i tmerrshëm për miliona fëmijë

UNICEF, Organizata e OKB për Fëmijët e kthen me tmerr vështrimin nga viti 2018.Njerëzimi nuk ia ka dalë as këtë vit të mbrojë fëmijët në vatrat e konfliktit. Mijëra syresh janë vrarë e përdhunuar.

UNICEF-i e ka cilësuar vitin 2018 si “vit të tmerrshëm” për miliona fëmijë në botë. Në rajonet e konfliktit miliona fëmijë kanë përjetuar “përmasa ekstreme të dhunës” është shprehur drejtuesi i programeve të emergjencës të UNICEF-it, Manuel Fontaine në një deklaratë të organizatës të publikuar në Këln. “E bashkësia ndërkombëtare ka dështuar të mbrojë fëmijët”, theksoi Fontaine.

Sipas bilancit të UNICEF-it, mijëra vajza dhe djem janë bërë drejtpërdrejt viktima të dhunës, miliona fëmijë kanë përjetuar shkelje të të drejtave bazë për fëmijët. Në shumë rajone konflikti, fëmijët janë sulmuar, janë përdorur si mburoja mbrojtëse, janë vrarë, apo janë rekrutuar si ushtarë. Përdhunimi, martesa e detyruar dhe rrëmbimi madje janë pjesë e taktikës së luftës në vende si Nigeria dhe Somalia, raporton UNICEF. Autorët e krimeve të tilla as nuk nxirren para drejtësisë.

Jemen - Geflohene Kinder (picture-alliance/dpa/M. Mohammed)

Rriten shifrat e viktimave

Në Siri janë vrarë nga janari në shtator të vitit 2018, sipas UNICEF, 870 fëmijë. Kjo është shifra më e lartë e një nëntëmujori që nga fillimi i luftës në Siri. Në Afganistan në të njëjtën hapësirë kohore janë vrarë ose plagosur 5000 fëmijë. 89% e viktimave civile nga minat janë fëmijë.

Edhe në Jemen ka pasur një numër të lartë viktimash të fëmijëve. Të paktën 1427 fëmijë janë vrarë ose plagosur nga lufta në këtë vend. UNICEF u bën thirrje palëve në konflikt që të ndalin menjëherë dhunën kundër fëmijëve dhe veçanërisht të heqin dorë nga sulmet në shkolla dhe spitale.

OPINIONE