Shqiperia

Teatri drejt shembjes/ Artistët thirrje për bashkim para vendimit të Bashkisë

Regjisori Kastriot Çipi por edhe aktorët e artistë të tjerë kanë njoftuar se ditën e nesërme në mesditë, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të votojë vendimin që i hap rrugë shembjes së teatrit. Ai bën thirrje për të qenë nesër pranë Bashkisë në shenjë solidariteti.

Artistët vijojnë të kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar duke bërë thirrje për t’u bashkuar.

“Nesër në ora 12, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndërtojnë me PPP. Ndër to edhe terreni i Teatrit Kombëtar. Ky është hap konkret për shembjen e TK. Ne po regjistrojmë emrat për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhje. Ata që duan të jenë në sallë, të kontaktojnë me Robert Budinen +355 69 409 5804. Të tjerët le të qëndrojnë poshtë bashkisë në shenjë solidariteti. Ftoni kë të mundni!”,shkruan regjisori Çipi, mesazh i postuar në Facebook edhe nga artistë të tjerë.

OPINIONE