Bota

Teherani hedh poshtë deklaratën e Samitit të Mekës

Irani hodhi poshtë të premten konkluzionet përfundimtare të Samiti të organizuar në Mekë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), me arsyetimin se nuk pasqyrojnë pikëpamjet e të gjitha shteteve anëtare të OIC-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbs Mousavi, i cituar nga agjencia e lajmeve IRNA, ka akuzuar nikoqirin e samitit Arabisë Saudite duke thënë se “po shfrytëzon muajin e shenjtë të Ramazanit dhe qytetin e shenjtë të Mekës për të adresuar akuza kundër Iranit”.

Mousavi mes tjerash ka akuzuar Riadin zyrtar se ka lëshuar rastin që përmes Ditës Ndërkombëtare të Kudsit dhe takimit të OIC-së, të ushtroj presion për të drejtat e popullit palestinez, dhe se në vend të kësaj ka zgjedhur të mbjell mosmarrëveshje midis vendeve muslimane dhe atyre të rajonit.

Sjellja e Arabisë Saudite në samitin e së enjtes,tha ai, “është në përputhje me përpjekjet e kota të SHBA-ve dhe regjimit sionist kundër Iranit”.

Një deklaratën përfundimtare të samitit Irani akuzohet për mbështetjen që ja bën grupit rebel Houthi të Jemenit, dhe për pushtimin e paligjshëm të tre ishujve në Gjirin Persik, si dhe për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Sirisë dhe Bahreinit./ AA

OPINIONE