Teherani paralajmëron largimin nga marrëveshja bërthamore

Një përgjegjës i lartë iranian paralajmëroi të enjten në Londër se marrëveshja bërthamore, nënshkruar në vitin 2015, është e kërcënuar nëse sipërmarrjet e huaja nuk zhvillojnë më shumë shkëmbimet me Iranin duke vënë përgjegjësinë mbi SHBA-në.

Gjatë një fjalimi në institucionin e mendimit “Chatham House”, zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, kritikoi gjithashtu Presidentin amerikan, Donald Trump, “armiqësia e të cilit ndaj marrëveshjes krijon një atmosferë shkatërruese që pengon sipërmarrjet të tregtojnë lirshëm me Iranin”.

“Nga këndvështrimi iranian, marrëveshja nuk është një sukses”, deklaroi Araghchi duke shtuar se Irani nuk po përfiton plotësisht nga heqja e sanksioneve.

Që prej ardhjes së tij në pushtet në janar 2017, Donald Trump nuk ka pushuar se kritikuari këtë marrëveshje të arritur gjatë administratës Obama, “më e keqja e negociuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” sipas tij. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne