Teherani paralajmëron SHBA-në: Nëse Iranit i mohohet shitja e naftës asnjë shtet nuk guxon të shesë

Irani ka kërcënuar me bllokimin e ngushticës së Hormuzit, një arterie vitale për dërgesat e naftës nga Lindja e Mesme. Paralajmërimet vijnë në përgjigje të Shteteve të Bashkuara, e cila është duke tentuar t’i ndërpres eksportet e naftës së papërpunuar të Iranit.

Pasi u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare e programit nuklear të Teheranit, Uashingtoni i ka urdhëruar shtetet që të mos e blejnë naftën nga Teherani që janë sanksionet e dyta të zbatuara nga SHBA.

Këshilltari i lartë i kreut të Iranit për çështjet ndërkombëtare Ali akbar Velayati tha se vendi i tij do të hakmerret, raportoi “RT”.

“Më transparente, e kompletuar  dhe përgjigje e menjëhershme ishte dhënë nga presidenti i Iranit, Rouhani, në udhëtimin e tij të fundit në Evropë. Përgjigja ishte e qartë: nëse Iranit i ndalohet shitja e naftës nëpërmjet gjirit Persik, asnjë vend tjetër nuk do ta bëjë këtë”, tha Velayati, duke folur në një diskutim në Rusi. “Ose të gjithë do të eksportojnë, ose asnjëri”, shtoi ai.

Shumica e eksportit të naftës nëpërmjet ngushticës së Hormuzit vjen nga Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuwaiti dhe Iraku.

Është gjithashtu rruga për gati të gjitha dërgesat e gazit të lëngshëm natyral (LNG) nga eksportuesi më i madh në botë, Katari./periskopi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne