Teherani thërret diplomatët francezë, belgë dhe gjermanë mbi arrestimin e diplomatit iranian

Ministria e jashtme e Iranit ka thirrur ambasadorët francezë dhe belgë si dhe punonjësit e ngarkuar të Gjermanisë për të protestuar ndaj arrestimit të një diplomati iranian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Bahram Qassemi tha të mërkurën se pas arrestimit të një diplomati iranian në Gjermani me kërkesë të policisë franceze, të dërguarit francezë, belgë dhe gjermanë u thirrën në Ministrinë e Jashtme.

Qassemi shtoi se zëvendësministri i jashtëm iranian Abbas Araqchi u takua me të dërguarit francezë dhe gjermanë për të shprehur protestën e fortë të Republikës Islamike mbi arrestimin e diplomatit dhe theksoi se duke marrë parasysh imunitetin e diplomatëve të përcaktuar në Konventën e Vjenës, diplomati iranian duhet të lirohet “pa asnjë vonesë dhe kusht”.

Araqchi tha se arrestimi ishte një komplot në përputhje me qëllimet e SHBA-së dhe Izraelit për të dëmtuar lidhjet Iran-Evropë, veçanërisht në një kohë kur presidenti iranian Hassan Rouhani ndodhej në Evropë dhe përpara një takimi që do të mbledhë të premten në Vienë ministrat e jashtëm të Iranit, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Kinës për të diskutuar se si do të mbahet gjallë marrëveshja bërthamore e Iranit pas daljes së SHBA-së nga pakti.

Ambasadori belg u thirr gjithashtu nga drejtori i përgjithshëm për çështjet e Evropës në Ministrinë e Jashtme iraniane për të marrë protestën e Iranit mbi një kërkesë për të transferuar diplomatin nga Gjermania në Belgjikë.

Më parë gjatë ditës, Qassemi kishte thënë se Irani kishte thirrur ambasadorin francez për të protestuar ndaj mbështetjes së vendit europian për grupin terrorist Mujahedin-e Khalq (MEK).

Ai tha se Ministria e Jashtme i kishte thënë Bruno Foucherit se Franca nuk duhet të lejojë grupet ekstremiste që janë të një natyre terroriste, të nxisin ekstremizmin dhe terrorizmin nën emrin e lirisë së shprehjes.

Qassemi tha se Irani gjithashtu e kritikoi ashpër praninë në tubim të një numri zyrtarësh radikalë amerikanë, të cilët mbajtën fjalime të ashpra dhe përçarëse kundër popullit iranian.

Të shtunën, MKO mbajti takimin e tij vjetor në Paris, ku morën pjesë një numër zyrtarësh amerikanë, përfshirë avokatin personal të presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Xhuliani, i cili bëri thirrje për rrëzimin e qeverisë iraniane.

Në tubim ishin të pranishëm edhe disa ish-ministra evropianë dhe arabë, si dhe ish kryeministri kanadez Stephen Harper.

Xhuliani, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, i cili u bë këshilltar i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë përpara se të emërohej avokat personal i Trump në muajin prill, ishte një nga neokonservatorët luftënxitës amerikanë që morën pjesë në tubim.

MKO është listuar si një organizatë terroriste nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo u largua nga Irani për në Irak në vitin 1986, ku gëzoi mbështetjen e ish diktatorit irakian Sadam Husein.

Grupi famëkeq është përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve iranianë dhe shumë zyrtarëve pas fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979.

Më shumë se 12,000 iranianë, shumica prej të cilëve civilë, janë vrarë nga duart e MEK në akte të ndryshme terrorizmi./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne