Teknologjia lë pa punë edhe gomerët

Dikur ishin një kafshë fisnike, e respektuar nga njeriu, që e shfrytëzonte atë në transport, bujqësi dhe në shumë aktivitete të tjera të përditshmërisë së vet.

Por sot, teknologjia, ashtu si shumë gjëra të tjerë ka nxjerrë “demode” edhe gomerët.

Kjo ka ndezur një debat të pashembullt në Brazil, një ndër vendet me popullsinë më të madhe të “veshgjatëve”.

Mijëra gomerë kullosin në lëndinat e gjëra të vendit amerikano-jugor, të papunë, ndërkohë që autoritetet diskutojnë për fatin e tyre.

Një propozim është ai për therjen dhe më pas transportin e mishit të tyre për konsum në tregun “e uritur” kinez, propozim që ka ngjallur kundërshtimin e fortë të tradicionalistëve, që kërkojnë ruajtjen e tyre.

Ka disa grupe të tjera që propozojnë sterilizimin, në mënyrë që kafshët të mos shtohen më dhe të mos shkaktojnë problemin e mbipopullimit.

Brazili nuk është i vetmi vend që ndodhet përballë kësaj dileme. Edhe në Kenia po zhvillohet një debat i ngjashëm, por ndryshe nga eksporti për në Kinë, në vendin afrikan po diskutohet shfrytëzimi i këtyre kafshëve për të ushqyer mishngrënësit e egër të xhunglës.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne