“Teknotirania”: Autoritarizmi grusht hekurt i shtetit survejues

nga John W. Whitehead.

Do të vijë një kohë kur ‘ata nuk do të më pergjojnë më përmes telefonit tim’. Përfundimisht, do të jetë ‘telefoni ai që do më spiunojë mua’. – Philip K. Dick

Hape të kuqe apo hape blu? Zgjidhe ti.

Njëzet vjet pas filmit ikonë të Wachowskis-it të vitit 1999, The Matrix na prezantoi një botë të së ardhmes në të cilën njerëzit ekzistojnë falë stimilimit të një kompjuteri jo-real që e merr energjinë nga makineritë autoritare – një botë ku zgjedhja e ekzistencës virtuale të shtetit ëndërrimtar dhe qëndresa apo përballja me realitetin e ashpër dhe të vështirë të jetës lidhen me një pilulë të kuqe ose një pilulë blu. Ne qëndrojmë në buzën e greminës së një matrice të dominuar nga teknologjia e prodhuar nga vetë ne.

Ne po jetojmë çdo ditë me sekuencat e Matrix-it dhe po fundosemi nën magjinë e komuniteteve virtuale, realiteteve virtuale dhe komoditeteve virtuale të drejtuara nga teknologjia dhe të menaxhuara nga makinat inteligjente artificiale që janë në rrugë e sipër për të na zëvendësuar ne dhe si përfundim kanë për të dominuar edhe çdo aspekt të jetës sonë.

Mashtrimi shkencor është bërë fakt.

Në Matrix, programuesi kompjuterik Thomas Anderson, i njohur me speudonimin hakeri Neo është zgjuar nga një gjumë virtual nga Morpheusi, një luftëtar i lirisë që kërkon të çlirojë njerëzimin nga një shtet tashmë i përgjumur prej një kohe të gjatë prej imponimit të makinerive inteligjente të avancuara që për burimin e tyre të energjisë organike mbështeten tek njerëzit. Me mendjet e tyre të zhytura në një realitet virtual të hartuar në mënyrë të përkryer, pak njerëz e kuptojnë se po jetojnë në një botë ëndërre.

Neos i jepet një zgjedhje: të zgjohet dhe ti bashkohet rezistencës, ose të qëndrojë në gjumë dhe të shërbejë si burim energjie. “Merr pilulën blu dhe këtu përfundon historia. Ti zgjohesh në shtratin tënd dhe beso atë që do të besosh,” Morpheus i thotë Neos në The Matrix. “Merr pilulën e kuqe dhe qëndroni në Wonderland, dhe unë do të tregoj se sa thellë është vrima e lepurit”.

Shumica e njerëzve zgjedhin pilulën e kuqe.

Në rastin tonë, pilula e kuqe – një biletë vetëm për vajtje për në një dënim të përjetshëm në një kamp përqendrimi elektronik – ka qenë e mbuluar me mjaltë për të fshehur hidhëtirën e gjatë. Ajo na shitet në emër të përshtatshmërisë dhe na dorëzohet me anë të internetit të shpejtësisë së lartë, sinjaleve të telefonit celular me të cilin asnjëherë nuk bën dot një thirrje, kondicionereve që na mbajnë në temperaturën e përsosur pa pasur nevojë që të ankohemi dhe argëtimit që mund të transmetohet njëkohësisht nëpërmjet televizorëve, tabletëve dhe telefonave tanë celularë.

Sidoqoftë, ne nuk gjendemi thjesht nën skllavërinë e këtyre teknologjive që synonin ta bënin jetën më të lehtë. Ne jemi skllavëruar prej tyre.

Shikoni përreth jush. Kudo që të ktheheni, njerëzit janë kaq të varur nga pajisjet e tyre të lidhura me internet, si smartfonat, tabletat, kompjuterët, televizorët, sa që mund të kalojnë me to të zhytur për orë të tëra në një botë virtuale ku ndërveprimi njerëzor filtrohet përmes teknologjisë.

Kjo nuk është liri.

Ky nuk është as përparim.

Kjo është tirani teknologjike dhe kontroll grusht hekurt i shtetit mbikëqyrës, i gjigantëve të korporatave, si Google dhe Facebook, dhe agjensive shtetërore të spiunazhit qeveritar siç është Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Ne jetojmë në një botë virtuale të hartuar me kujdes për ti përngjasuar një qeverie përfaqësuese, ndërsa në realitet ne jemi pak më shumë sesa skllevër që i nënshtrohen një regjimi autoritar, i cili mbikqyr vazhdimisht permes mediave, gjykatave sekrete, drejtësisë së përmbysur dhe shtypjes së dhunshme.

Pra, ne jemi të konsumuar në një kohë që përfitojmë nga të gjitha teknologjitë më të fundit të një bote në të cilën mbështetja jonë tek pajisjet e lidhura me internet ushqen një të ardhme, në të cilën liria është një iluzion.

Nuk është vetëm liria që varet tek ekuilibri. Njerëzimi në vetvete është në të njëjtën linjë.

Në të vërtetë, ndërkohë që shumica e njerëzve janë të zënë duke bërë selfi, Google ka qenë e zënë duke bërë partneritet me NSA-në, Pentagonin dhe agjencitë e tjera qeveritare për të zhvilluar një specie të re “njerëzore”.

Në thelb, Google, një rrjet nervor që përafrohet me një tru global – është duke u bashkuar me mendjen njerëzore në një fenomen që quhet “veçantia”. Google ka për ta ditur përgjigjen e pyetjes suaj përpara se ta bëni, tha shkencëtari transhumanist Ray Kurzweil.” Ai ti ka lexuar te gjitha emailet që keni shkruar, çdo dokument, çdo mendim dhe ide që keni përdorur ndonjëherë në motorin e kërkimit. Google ka për tju njohur më mirë se sa ju njeh partneri juaj i afërt. Madje ndoshta më mirë sesa vetja juaj. ”

Por këtu është kapja: NSA dhe të gjitha agjencitë e tjera qeveritare gjithashtu kanë për tju njohur më mirë sesa vetja. Ndërsa William Binney, një nga analistët paralajmërues më të medhenj që ka dale nga vetë NSA-ja, tha: “Qëllimi përfundimtar i NSA-së është kontrolli në total i të gjithë popullsisë”.

Në këtë fazë të epokës së internetit, “sendet” e lidhura me internetin do të monitorojnë shtëpinë tuaj, shëndetin tuaj dhe zakonet tuaja në mënyrë që qilarin tuaj ta mbani të mbushur, shërbimet e nevojshme ti keni të zgjidhura dhe jeta juaj të jetë nën kontroll dhe kryesisht pa shqetësime.

Fjala kyçe këtu është kontrolli.

Në një të ardhme jo shumë të largët, “gati çdo pajisje që do keni, madje edhe produktet si karriget, për të cilat është normale që të mos kenë lidhje me këtë lloj teknologjie, do të jenë të lidhura dhe do të komunikojnë me njëra-tjetrën”.

Deri në vitin 2020, do të ketë 152 milionë makina të lidhura me internetin dhe 100 milionë pajisje si psh llambat, që do të jenë të lidhura me internetin. Deri në vitin 2021, llogaritet se do të ketë 240 milionë pajisje që do të mund të përdoren si smart-ora, të cilat do ti mbajnë përdoruesit të lidhur me telefonat, mesazhet elektronike, mesazhet me tekst dhe me internetin në një kohë reale. Deri në vitin 2022, do të instalohen 1.1 miliardë smart-lidhje nëpër shtëpitë tuaja, të cilat do ti raportojnë perdoruesit në një kohë reale tek kompanitë e shërbimeve publike dhe palët e tjera të interesuara.

Kjo industri e “lidhur”, e cila llogaritet që deri në vitin 2020 ti shtojë ekonomisë më shumë se 14 trilionë dollarë, është gati për tu bërë gjëja e ardhshme më e madhe në aspektin e transformimeve shoqërore dhe në revolucionin Industrial, i cili për një çast ka qenë vendimtar për teknologjinë dhe kulturën.

Nëpërmjet makinave pa shofer që u mungon plotësisht timoni, marshi, pedali i frenave dhe që sensorët dhe kamerat e tyre kanë lidhje direkte kompjuterike, ne jemi gati që ta tejkalojmë imagjinatën e shkrimtarëve fantastiko-shkencorë si Philip K. Dick dhe Isaac Asimov. (Meqe ra fjala, makina të tilla pa shofer sot ka. Dikush ose diçka do ti ngasë, por jo ju.)

Qëllimi i këtyre pajisjeve të lidhura me internetin, siç tregon edhe Nest, është që ta “bëjnë shtëpinë tuaj një shtëpi në kuptimin e plotë të fjalës si dhe të ndërgjegjshme”. Për shembull, makina juaj mund tju sinjalizojë që në rrugë përpara se ju të mbërrini në shtëpi, ndërkohë dritat e dhomës suaj fiken dhe ndizen për tju tërhequr vëmendjen tuaj se Nest Protect po ndjen se diçka po shkon gabim. Makineria juaj e kafesë e cila për të dhënat tuaja mbështetet tek palestra dhe sensorët e gjumit, ju pregatit një filxhan të mirë kafeje nëse keni kaluar një natë të lodhëshme.

Pajisjet e lidhura me internetin sikurse smart-llambat, mund ti dekurajojnë hajdutët duke bërë sikur shtëpia juaj të duket sikur ka njerëz, smart-kondicionerët rregullojnë temperaturën e shtëpisë tuaj bazuar në aktivitetet tuaja, dhe smart-dyert do ju mundësojnë të shihni se kush është para derës suaj të përparme pa u shkëputur ju nga rehatia e shtratit tuaj.

Nest, e cila u ble me 3 miliardë dollarë nga Google, ka qenë në ballë të industrisë “lidhëse”, ku të tilla teknologji i tregojnë smart-çelësit se kush ndodhet në shtëpi, çfarë temperatash nevojiten dhe kur shtëpia juaj është pa njerëz. Një sistem shërbimi telefonik që ndërvepron me pajisjet tuaja të lidhura që “mësojnë se kur hyni dhe dilni”, ju njofton madje edhe kur fëmijët tuaj nuk kthehen në shtëpi. Ndërsa një sistem gjumi që ju monitoron kur bini në gjumë dhe kur zgjoheni, i mban zhurmat e shtëpisë dhe temperaturën në një gjendje të favorshme për gjumë.

Nuk janë vetëm shtëpitë tona që po riformësohen dhe riperceptohen në këtë epokë lidhjesh. Do të kemi edhe vendet tona të punës, sistemin tonë shëndetësor, qeverinë tonë dhe organet tona të cilat do të zhyten në një matricë mbi të cilën nuk do të kemi kontroll të vërtetë.

Për më tepër, duke pasur parasysh shpejtësinë dhe trajektoren me të cilën po zhvillohen këto teknologji, nuk do të shkojë shumë kohë përpara se këto pajisje të veprojnë krejtësisht të pavarura nga krijuesit e tyre njerëzor, gjë që përbën një tjetër çështje shqetësuese.

Siç thekson edhe eksperti i teknologjisë Nicholas Carr,

“Sapo ti keni lejuar robotët ose programet kompjuterike të veprojnë lirisht nëpër botë, ata do të arrijnë te përballen me situata jo të mira të etikës dhe do të përballen me zgjedhje të vështira që nuk mund të zgjidhen përmes modeleve statistikore. Kjo do të jetë e vërtetë për makinat e vetë-komanduara, dronët që fluturojnë dhe komandohen vetë dhe për robotët e fushbetejës, ashtu siç është e vërtetë por në një shkallë më të ulët për fshesat automatike me korent dhe korrëset e barit”.

Për shembull, ashtu sikurse fshesa robotike Roomba “nuk bën dallim mes pluhurit të një lepuri dhe një insekti”, dronët e armatosur  do të jenë të paaftë për të dalluar një kriminel që ikën nga dikush që thjesht po vrapon në rrugë.

Lidhur me këtë, si do e mbroni veten kundër një polici robot të tillë si Androidi i Atlasit që po zhvillohet nga Pentagoni i cili është programuar për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të perceptuar si dhunë?

Për fat të keq, në garën tonë për të ardhmen, kemi dështuar të marrim parasysh se cfarë kuptimi do të ketë një varësi e tillë teknollogjike për njerëzimin tonë, pa përmendur këtu liritë tona.

Patatinat e papërshtatshme dhe të patretshme nga stomaku janë një shembulli i mirë se sa të papërgatitur jemi ne që të lundrojmë në këtë terren të paeksploruar. Të vlerësuara për të qënurit revolucionare mbi aftësitë e tyre për të pasur akses, për të analizuar dhe manipuluar trupin tuaj nga brenda, këto smart-pilula mund t’ju kujtojnë që të merrni medikamentin tuaj, ju kontrollojnë për kancer dhe madje ju dërgojnë alarme tek mjeku juaj duke e paralajmëruar atë për një goditje të afërt në zemër.

Sigurisht që teknologjia mund të shpëtojë jetët, por a është ajo gjithçka që duhet të dimë? A e kemi bërë ne vigjilencën e duhur ndaj qeverisë në trajtimin e pasojave të qasjeve shtetërore në programe të tilla ndërhyrëse? Për shembull, pyet gazetarja Ariana Eunjung Cha, “Si do të sigurohen pacientët që teknologjia nuk do të përdoret për t’i detyruar ata të marrin medikamente që nuk do duan ti marrin? A mundet që ajo që filloi si një eksperiment i vullnetshëm të kthehet në një program identifikues i detyrueshëm i qeverisë i cili mund të dëmtojë liritë e njeriut? ”

Po e tregoj në një mënyrë tjetër.

Nëse u tronditët me Edward Snowdenin rreth asaj se si agjentët e NSA-së i kanë mbikëqyrur dhe përgjuar telefonatat e amerikanëve, mesazhet elektronike dhe mesazhet me tekst, a mund ta imagjinoni se cfarë mund të bëjnë agjentë e paskrupullt të shtetit me makinëm tuaj, shtëpinë tuaj dhe medikamentet tuaja nëpërmjet qasjes në internet?

Të gjitha këto pajisje që lidhen me internetin, ne do na duhet që ti kemi. Smart-orat që mund të monitorojnë presionin e gjakut dhe smart-fonat që na lejojnë të blejmë me anë të shenjave të gishtave dhe skanimeve të syrit, po na pregatisin për në një botë të re të cilës nuk do të kesh mundësi që ti shpëtosh apo që ti fshihesh diku.

Imagjinoni se çfarë mund të bëjë një skuadër SWAT-i që ka aftësi për të aksesuar, monitoruar dhe kontrolluar shtëpinë tuaj, mbylljen e saj, ndezjen e dritave, aktivizimin e alarmeve etj.

Deri më tani, reagimi i publikut ndaj shqetësimeve rreth mbikëqyrjes qeveritare ka arritur në pikën e ngritjes së supeve në formë kolektive.

Në fund të fundit, kush do t’ia dijë nëse qeveria mund të gjurmojë vendndodhjen tuaj përmes GPS-it të pajisjes tuaj për aq kohë sa ajo ju ndihmon të gjeni rrugën më të shpejtë nga pika A në pikën B? Kush do t’ia dijë se NSA dëgjon bisedat tuaja telefonike dhe ju shkarkon emailet për aq kohë sa ju mund ti merrni thirrjet tuaja telefonike dhe emailet me një shpejtësi marramendëse interneti? Kush do tja dijë nëse qeveria monitoron aktivitetet tuaja në shtëpinë tuaj duke përdorur pajisjet tuaja të lidhura me internet si kondicionerët, ujin dhe dritat, për aq kohë sa ju mund t’i kontrolloni këto të gjitha vetëm me lëvizjen e gishtit, ndërkohë që jeni brenda në shtëpi ose jashtë saj nëpër gjithë vendin?

Është e vështirë të vlerësosh me të vërtetë kërcënimin e paprekshëm të survejimit qeveritar të mundësuar nga teknologjia përballë kërcënimit policor kundrejt qytetarëve të paarmatosur, bastisjeve të ekipeve SWAT, dhunës qeveritare dhe korrupsionit.

Megjithatë, të dy rreziqet janë po aq vdekjeprurëse për liritë tona nëse lihen jashtë kontrollit.

Mendoni një ditë të caktuar kur amerikanët mesatarë që shkojnë për në punët e tyre të përditshme dhe të monitorohen, mbikëqyren, spiunohen dhe gjurmohen në pothuajse çdo moment nga sytë dhe veshët e qeverisë dhe të korporatave.

Nëse jeni duke ecur nëpër një dyqan të madh, ose jeni duke ngarë makinën tuaj, ose duke kontrolluar postën elektronike, ose duke biseduar me miqtë dhe familjen në telefon, të jeni të sigurtë se një agjenci qeveritare, qoftë NSA ose ndonjë entitet tjetër, ka për tju dëgjuar si dhe survejuar sjelljen.

Kjo as që bëhet fjalë të prekë stafin e korporatave që monitorojnë blerjet tuaja, kërkimin tuaj në internet, postimet në Facebook dhe aktivitete të tjera që ndodhin në sferën kibernetike.

Me fjalë të tjera, nuk ka asnjë lloj forme komunikimi digjital që qeveria të mos mund ta monitorojë: bisedat, të gjitha janë të arritshme, përgjohen dhe shkarkohen nga agjentët federalë.

Qeveria dhe korporatat, të dy partnerë në krim, po i anashkalojnë ndalimet e Amendamentit të Katërt për aq kohë sa kjo bllokadë kushtetuese kundër kërkimeve të paautorizuara dhe konfiskimeve është konsideruar kryesisht e vjetëruar dhe pa shumë rëndësi.

Ne jemi tani në fazën përfundimtare të tranzicionit nga një shtet policor në një shtet mbikëqyrës.

Duke e transformuar tashmë policinë lokale në një ushtri, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI janë në procesin e kthimit të policëve të kombit në tekno-luftëtarë, të kompletuar me skanera te syrit, skanera të trupit, radarë termikë për imazhet, programe të njohjes së fytyrës, lexues dhe regjistrues se informacioneve të telefonave celularë dhe me shumë të tjera.

Shtojmë këtu qendrat e gjetjes së krimit në kohë reale, rrjetet mbikqyrëse në të gjithë qytetin, ruajtesit e të dhënave që zotërohen dhe ruhen nga Amazon dhe Microsoft, dronët e pajisur me kamera termike për imazhet dhe bazat e të dhënave biometrike, dhe si përfundim kemi një bote në të cilën “privatësia” rezervohet ekskluzivisht vetëm për agjencitë qeveritare.

Me fjalë të tjera, shteti i mbikqyrjes që u krijua me sulmet e 11 shtatorit është gjallë dhe mirë, ndërkohë privatësinë e amerikanëve po e bën copë. Të bindur për të bërë pazar me liritë për një premtim fantazëm për sigurinë, amerikanët po e gjejnë veten sot të burgosur në një kafaz virtual kamerash, përgjimesh, sensorësh dhe sysh vëzhgues të qeverisë.

Cdo sektor i qeverisë, nga shërbimi postar tek Departamenti i Thesarit dhe çdo agjenci tjetër në mesin e këtyre, tani ka sektorin e vet të vëzhgimit, i autorizuar për të spiunuar popullin amerikan.

Dhe sigurisht që kjo nuk prek as bashkëpunimin me sektorin e korporatave, i cili na blen dhe na shet ne nga djepi deri në varr, derisa të mos na ngelet asgjë nga të dhënat tona. Në të vërtetë, Facebook, Amazon dhe Google janë ndër konkurrentët më të afërt të qeverisë kur bëhet fjalë për kryerjen e mbikëqyrjes së amerikanëve, monitorimin e përmbajtjes së postës elektronike, survejimin e blerjeve dhe shfrytëzimin e postimeve tuaja nëpër mediat sociale.

“Pak konsumatorë e kuptojnë se cilat të dhëna ndahen, me kë i ndajnë, ose si përdoren informatat”, raporton Los Angeles Times. “Shumica e amerikanëve emetojnë gjurmë personale në atë që kërkojnë, në atë që blejnë, me atë që komunikojnë, në cilin vend ndodhen, gjurmë që kapen dhe shfrytëzohen në një mënyrë të parregullt”.

Nuk është vetëm ajo që themi, ku shkojmë dhe çfarë blejmë, që na gjurmohet.

Ne po survejohemi deri në genet tona, falë një kombinimi të fuqishëm të pajisjeve, softuerëve dhe grumbullimit të të dhënave që skanon biometrinë tonë, fytyrën, iris, zërin, gjenetikën, madje dhe ecjen tonë. Këto identitete ruhen në programe kompjuterike dhe më pas i ofrohen qeverisë dhe aleatëve të saj të korporatave për ti përdorur sipas interesit të tyre.

Për shembull, imagjinoni se çfarë mund të bëjë NSA (ka të ngjarë që tashmë e bën) me teknologjinë e njohjes së zërit, e cila i përqaset asaj të njohjes së gjurmës së gishtit. E përshkruar si fronti i ardhshëm në betejën kundër mbikëqyrjes publike”, brumbullimi e zërit është një industri në lulëzim si për qeveritë ashtu edhe për bizneset. Siç raporton edhe the Guardian,

“Biometrika zanore mund të përdoret për të identifikuar vendndodhjen e individëve. Sot ekziston diskutimi për vendosjen e sensorëve të zërit në hapësira publike dhe … sensorë të shumëfishtë mund të vihen në gadishmëri për të identifikuar individët dhe për të specifikuar vendndodhjen e tyre brenda zonave shumë të vogla”.

NSA-ja është thjesht një pjesë e vogël e një qeverie të përhershme në hije, e përbërë nga burokratë të pazgjedhur, të cilët marshojnë përkrah korporatave të fitimit që aktualisht drejtojnë Uashingtonin, dhe që punojnë për të na mbikëqyrur dhe si rrjedhim edhe për ta na kontrolluar totalisht. Për shembull, Google punon hapur me NSA-në, Amazon ka ndërtuar një databez të dhënash me vlerë 600 milionë dollarë për CIA-n, ndërsa industria e telekomunikacioneve po korr një fitim të majmë duke na spiunuar ne tek qeveria.

Me fjalë të tjera, Amerika e Korporatave po bën një fitim të madh duke nxitur dhe ndihmuar qeverinë në përpjekjet e saj të survejimit të brendshëm.

Celësi këtu është kontrolli

Kontrolli i plotë në çdo aspekt të jetës sonë, deri edhe në mendimet tona, është objektivi i çdo regjimi totalitar.

George Orwell e kuptoi këtë. Kryevepra e tij 1984, portretizon një shoqëri globale të kontrollit total në të cilin njerëzit nuk lejohen të kenë mendime që në asnjë mënyrë nuk pajtohen me shtetin e korporatës. Nuk ka liri personale, dhe teknologjia e përparuar është bërë forca lëvizëse prapa një shoqërie të drejtuar nga mbikëqyrja. Spiunat dhe kamerat gjenden kudo. Dhe njerëzit i nënshtrohen Policisë së Mendimit, të cilët merren me këdo që është fajtor për krimet e mendimit. Qeveria, ose “Partia” drejtohet nga një Big Brother, i cili shfaqet kudo nëpër postera me fjalët: “Big Brother po të sheh ty.”

Mbase nuk gabojmë kur themi se interneti i gjërave nuk është gjë tjetër vetëm se një Big Brother nën një maskim më tërheqës.

Sot ka ende nga ata që insistojnë që nuk kanë asgjë për ti fshehur shtetit mbikëqyrës dhe asgjë për tu frikësuar nga shteti policor sepse nuk kanë bërë gabime. Për ata pak të ndershëm që gjenden të sigurt në mashtrimet e tyre, le të jetë ky një paralajmërim: rreziku i paraqitur që vjen nga shteti policor amerikan aplikohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, si shkelësit e ligjeve ashtu edhe për ata që i binden ligjeve.

Në një kohë me shumë ligje, me shumë burgje, me shumë spiunë qeveritarë dhe me shumë korporata të etura për ti bërë dollarët shumë shpejt në kurriz të taksapaguesve amerikanë, nuk ka vend të sigurt dhe nuk ka alibi të përkryer.

Ne të gjithë jemi fajtorë deri diku për disa shkelje.

Përfundimisht, siç e kam bërë të qartë edhe në librin tim “Amerika e fushë betejës: Lufta kundër popullit amerikan”, të gjithë kemi për të vuajtur të njëjtat pasoja në kampin elektronik të përqendrimit që na rrethon.

*
Ky artikull u botua fillimisht nga Instituti Rutherford.

Avokati dhe autori John W. Whitehead është themelues dhe president i Institutit Rutherford. Libri i tij i ri Battlefield America: The War on the American People është në dispozicion në www.amazon.com.

Burimi:/globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne