Tel Avivi i shqetësuar nga mundësia e reagimit të mundshëm të Rusisë dhe Iranit

Agjencia Sputnik e lajmeve, raporton se zyrtarë ushtarakë të regjimit janë shprehur të shqetësuar nga mundësia e reagimit të mundshëm të Rusisë dhe Iranit ndaj sulmeve ushtarake të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri.

Agjencia Sputnik e lajmeve citon gazetën sioniste Haarets të ketë thënë: Izraeli është i shqetësuar nga fakti se një reagim i mundshëm i Rusisë do të ndikojë në operacionet ushtarake të këtij regjimi ndaj Sirisë dhe do të kufizojë operacionet e ushtrisë së regjimit sionist për kontrollimin e rajonit. Haarets shkruan se pas këtij agresioni, Rusia do ta pajisë Sirinë me raketa të sofistikuara dhe kjo do të krijojë kushtet për instalimin e sistemeve të avancuara ajrore në territorin sirian, gjë e cila mund të kërcënojë avionët luftarakë të regjimit sionist gjatë fluturimeve të tyre në Liban. Izraeli gjithashtu është i shqetësuar se ky agresion do të bëhet shkak për përshpejtimin e përpjekjeve për nënshkrimin e kontratës për blerjen e sistemeve të sofistikuara anti-ajrore dhe anti-raketore nga ana e Sirisë. Përveç kësaj shqetësimet e Izraelit janë shtuar edhe nga reagimi i mundshëm i Iranit për shkak të vrasjes së disa forcave iraniane në Siri. Amerika së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën nisi agresionin kundër Sirisë me pretekstin gjoja të përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane në qytetin Duma pjesë e rajonit Gute Lindor. Në këtë agresion, Amerika ka sulmuar disa zona në rajonin Gute Lindor, Damask dhe Homs. Sipas agjencisë Sana të lajmeve, Amerika dhe aleatët e saj ka lëshuar 110 raketa kundër Sirisë shumë prej të cilave janë rrëzuar nga sistemi mbrojtës anti-ajror i Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne