Regjimi sionist me qëllim të qasjes më të madhe në vendet arabe të rajonit, përsëri ka ringjallur projektin për ndërtimin e linjës hekurudhore e cila do të kalojë nëpër disa vende arabe dhe do të arrijë në Arabinë Saudite.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Yisrael Kats, ministri i informacionit dhe telekomunikacionit të regjimit sionist, të mërkurën deklaroi se Izraeli tani është i gatshëm për të çuar përpara programet për zhvillimin e linjës hekurudhore ekzistuese në kufirin mes Jordanisë dhe Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe kjo linjë hekurudhore nëpërmjet Jordanisë, synon të arrijë në Arabinë Saudite dhe në Gjirin Persik. Yisrael Kats theksoi se kjo çështje ka qenë duke u shqyrtuar pa zhurmë dhe qeveria e re e Amerikës tani është shumë aktive për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve rajonale. Vlen të theksohet se pas vizitës së Donald Trump, presidentit të Amerikës, në Arabinë Saudite dhe në Palestinën e pushtuar në fund të muajit maj të këtij vendi, marrëdhëniet e Arabisë Saudite dhe Izraelit janë zgjeruar në masë të dukshme. Arabia Saudite u ka dhënë leje kompanive izraelite për zhvillimin e aktivitetit tregtar të tyre në Gjirin Persik dhe kompania izraelite e linjave ajrore “El Al Airline” mund të shfrytëzojë hapësirën qiellore të Arabisë Saudite. Koordinimi i politikave të Arabisë Saudite dhe Izraelit kundër frontit të Rezistencës në rajon, po ndiqet me qëllim të dobësimit të rezistencës së Palestinës dhe për të mbështetur grupet terroriste në rajonin e Lindjes së Mesme./ PT