Telashe për kaubojsin, gjykata jep udhër që t’i sekuestrohen 290 mijë euro

Ish-deputeti  Eduard Ndocaj, po përballet me një vendim gjykate, i cili rëndon financat e tij.

Ai është futur në regjistrin e kredive të këqija, me një borxh disa qindra mijëra euro.

“Kaubojsi” siç njihet ai, nuk ka shlyer një kredi të marrë prej tij dhe bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, por pasi ka shlyer pak këste, Ndocaj nuk i ka dhënë më para gjykatës.

Në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, shihet qartë se gjyqtari ka vendosur që Përmbarimi të marrë forcërisht më shumë se 290 mijë euro nga Ndocaj dhe bashkëshortja e tij Valentina, dhe dy dorëzanës të tjerë,  për t’ia dhënë bankës së nivelit të dytë ku ajo kredi është marrë.

Pavarësisht këtyre problemeve financiare, Eduard Ndocaj po kandidon si i pavarur për kryetar bashkie në Lezhë, përballë Pjerin Ndreut dhe Salvador Kacajt./javanews

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress