Telashet ku e ka futur veten Sarkozi

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozi humbi shansin e fundit për të shmangur gjykimin ndaj akuzave për korrupsion dhe ndikim në mashtrim. Njoftimin e konfirmoi avokati i tij të mërkurën. Kjo është hera e parë në historinë e Francës moderne që një ish lider do të përballet në gjykatë me akuza të qarta korrupsioni.

Sarkozi akuzohet se i ka ofruar ndihmë për ngritje në pozitë një gjyqtari, dhe e gjithë kjo që në këmbim të një informacioni.

Gjyqi do të fillojë në muajt e ardhshëm në Paris, por nuk ka ndonjë datë të caktuar.

Rasti u ngrit pasi hetuesit përgjuan telefonat e Sarkozisë për të shqyrtuar akuzat se ish-presidenti kishte marrë miliona euro për fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007. Problemi themelor dukej se ishte fakti se milionat ishin marrë nga udhëheqësi i rrëzuar libian Muamar Gadafi.

Edhe biznesmeni franko-libanez Ziad Takieddine pretendoi se kishte transferuar 5 milionë euro në një çantë për menaxherin e fushatës së Sarkozisë gjatë asaj kohe.

Jeta e Sarkozisë pas Elysee-së ka qenë e mbuluar me probleme ligjore. Në vitin 2014, ai u bë ish presidenti i parë që u mor në paraburgim gjatë një faze paraprake të hetimit.

Muajin e kaluar, një gjykatë e lartë hodhi poshtë ankesën e tij për të shmangur një tjetër gjyq, i cili përfshinte akuza për financim të paligjshëm të fushatës së vitit 2012.

Prokurorët pretenduan se Sarkozi kaloi gati 43 milionë euro në fushatën e tij të rizgjedhjes – pothuajse dyfishi i kufirit ligjor prej 22.5 milion euro – duke përdorur fatura të falsifikuara. Sarkozi mohoi akuzat duke thënë se ai nuk ishte në dijeni të mashtrimit. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne