Rajoni

Telefonoi Vuçiç, këshilltari i Thaçit i përgjigjet emisarit special të BE: E filluat gabim punën!

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar ndaj Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, lidhur me bisedën që ky i fundit ka zhvilluar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Behrami ka shkruar në Twitter se Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i fokusuar te Kosova, por te Serbia.

“Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i përqëndruar as në synimet e as në perspektivën e Kosovës në dialog por në Serbinë. Kushdo që aspiron një rol duhet së pari të fillojë me Kosovën. Fillimi është gabim”, ka shkruar ai.

Lajcak ka thënë se ka pasur sot një bisedë të mirë dhe konstruktive me Presidentin Vuçiç për dialogun me Kosovën.

“Si pjesë e kontakteve të mia me udhëheqësit politikë të Ballkanit, sot bisedova me presidentin Aleksander Vuçiq. Patëm bisedë të mirë dhe konstruktive, duke filluar nga dialogu, ndihmat dhe reagimi ndaj Covid-19 dhe ekonomia. Mezi pres të punoj së bashku me partnerët e mi për tërë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak./BW

OPINIONE