Telegraph: Amerika në vitin e kaluar ka hedhur 26 mijë bomba mbi popujt e Lindjes së Mesme

Gazeta “Telegraph” në një artikull të saj ka shkruar se Amerika gjatë një viti të kaluar ka hedhur mbi 26 mijë bomba mbi popujt e vendeve të Lindjes së Mesme si në Siri dhe Irak.

Sipas kësaj gazete, rrëzimi i Bashar Asad, presidenti të Sirisë, akoma nuk është prioritet i Uashingtonit në Siri. Në këtë artikull të publikuar sot në gazetën “Telegraph” nga autorja Juliet Samuel, janë trajtuar qëndrimet e fundit të Donald Trump, presidentit të Amerikës ndaj situatës në Siri dhe ajo çfarë mund të bëhet pas sulmit raketor të Amerikës në bazën ushtarake të Sirisë Shayrat. Juliet Samuel beson: “Pavarësisht debateve të zhvilluara në lidhje me ndryshimin e qëndrimit të Donald Trump ndaj qeverisë së Sirisë, Amerika aktualisht ka tre prioritete në rajonin e Lindjes së Mesme dhe rrëzimi i Bashar Asad nga pushteti në Siri nuk është përfshirë në këto prioritete. Amerika vitin e kaluara ka hedhur mbi 26 mijë bomba kundër grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri, por edhe në vendet e tjera, mirëpo ky grup akoma nuk është shkatërruar. Amerika ka hedhur gjithashtu 13 mijë bomba në Afganistan, qindra bomba në Libi dhe me dhjetëra bomba në Somali, Jemen dhe Pakistan”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne