Televizioni francez censuron kombëtaren turke të futbollit

Përshëndetja ushtarake e kombëtares turke të futbollit gjatë ndeshjes me kombëtaren e Francës u pengua nga ana e regjisë franceze.

Por kjo përshëndetje, që shqetësoi Francës, nuk është aspak e huaj për të.

Kombëtarja turke e futbollit luajti një ndeshje të rëndësishme, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Evropian të Futbollit 2020.

Ndeshja përfundoi me barazim 1-1 dhe Turqia vazhdon të kryesojë në grup.

Turqit që jetojnë jashtë shtetit nuk e lanë vetëm ekipin e tyre.

Mbi 30 mijë tifozë turq mbushën stadiumin “Stade De France”.

Himni kombëtar turk u këndua me një entuziazëm të madh dhe u bë përshëndetje ushtarake.

Goli i Kaan Ayhan-it në minutën e 81-të mbushi tribunat me gëzim.

Futbollistët e kombëtares turke e shoqëruan këtë gëzim duke bërë përshëndetje ushtarake.

Por organi mediatik francez, që bënte transmetimin e ndeshjes e ndërpreu transmetimin dhe nuk e pasqyroi përshëndetjen në ekran.

Momentet u përjetësuan me anë të shkrepjeve fotografike.

Ekipi kuq e bardhë të njëjtin gëzim e kishte përjetuar edhe gjatë ndeshjes me Shqipërinë.

Fitorja e ardhur me golin e Cenk Tosun-it në minutën e 90-të u kurorëzua me një përshëndetje ushtarake.

Por Franca, e cila hap krahët për terroristët në çdo rast, u shqetësua nga kjo përshëndetje.

Për këtë filloi fushata për anulimin e ndeshjes Francë-Turqi.

Këtë fushatë e mbështetën edhe politikanët.

Edhe Ministrja e Sportit të Francës, Roxana Maracineanu nuk e pranoi dot këtë përshëndetje, madje i bëri një propozim skandaloz UEFA-s. Duke pretenduar se përshëndetja ushtarake bie ndesh me shpirtin sportiv kërkoi ndëshkim për kombëtaren turke.

Kjo tregoi edhe një herë qëndrimin dyfytyrësh të Francës.

Në Kampionatin Botëror 2018, futbollisti francez Griezmann e festoi shpalljen kampion me përshëndetje ushtarake.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i mirëpriti futbollistët në Pallatin Elysee madje i shpërbleu ata me medalje.

Franca, e cila nuk pasqyroi në ekran përshëndetjen e kombëtares turke të futbollit, nuk kishte hezituar të pasqyronte po të njëjtën përshëndetje të futbollistëve të saj.

Por propaganda e errët e Francës nuk bëri efekt. Kombëtarja turke e futbollit e mbajti moralin të lartë dhe arriti rezultatin që donte./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne