Pas disa orësh heshtje, më në fund duket se edhe Hezbollahu e konfirmon vrasjen e liderit të saj prej tre dekadash, Hassan Nasrallah.
“Sajid Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, i është bashkuar radhëve të dëshmorëve tanë të 30 viteve të fundit!”
Kështu tha televizioni Al Manar i Hezbollahut, i cili ka zhvendosur studiot e improvizuara pas bombardimeve të mbrëmjes së djeshme në Bejrut të Izraelit, ndaj bunkerit ku fshihej edhe kreu i organizatës.
Mediat ndërkombëtare transmetuan se Hezbollahu ishte në zi dhe TV i organizatës po transmeton vargje nga Kurani.
“Hezbollahu është në zi dhe televizioni Al Manar ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe tani ka filluar të transmetojë vargje të kënduara nga Kurani, siç është traditë në këto raste për shkak të zhdukjes së liderëve të rëndësishëm politiko-fetarë”, shkruan “La Repubblica”.
IDF izraelite tha sot se ka vrarë pjesën më të madhe të zinxhirit komandues të Hezbollah, kurse Irani ka premtuar hakmarrje dhe “përgjigje të dhimbshme”./shqiptarja