Bota

Televizioni shtetëror i Bahrejnit akuzon Katarin për tentativë grusht shteti

Mediat shtetërore të Bahrejnit të mërkurën akuzuan Katarin për përpjekje për të përmbysur qeverinë në Manama, duke shtuar tensionet midis disa vendeve të Gjirit Persik dhe Katarit.

Së bashku me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, Bahrejni shkëputi lidhjet me Katarin në qershor për akuzat se Katari mbështet ekstremizmin dhe është shumë afër Iranit. Katari ka mohuar akuzat. Televizioni shtetëror i Bahrejnit transmetoi një raport të mërkurën, i cili pretendonte se Katari fqinjë qëndron pas protestave antiqeveritare që e kanë tronditur mbretërinë e vogël për gjashtë vjet. Raporti pohoi se në vitin 2011, kryeministri i Katarit kishte kontaktuar Ali Salman, atëherë kreu i grupit më të madh opozitar Al-Vefak dhe i kërkoi atij t’i nxiste protestuesit të dilnin nëpër rrugë dhe të shtonin presionin mbi shtetin./ PT

OPINIONE

INTERVISTA