Bota

Tempulli më i shenjtë i krishterimit në Jerusalem, Kisha e Varrit të Shenjtë u mbyll me qëllim proteste ndaj Izraelit

Kisha e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem u mbyll si reagim ndaj ndaj Izraelit kundër një politike të re tatimore dhe projektligjit për shpronësimin. Izraeli pas protestës, e shtyu vlerësimin e projektligjit për një javë.

Udhëheqësit e komunitetit të krishterë në Jerusalem kanë mbyllur Kishën e Varrit të Shenjtë duke ndërmarrë një hap të rrallë për të protestuar ndaj politikës së re të taksave të Izraelit dhe projektligjit të pronës.

Ndërsa udhëheqësit e kishës po argumentojnë se ligji është një sulm ndaj shoqërisë së krishterë, mbështetësit e ligjit mendojnë se shqetësimet janë të pabaza.

Të krishterët besojnë se në kishën e cila është tempulli më i shenjtë i fesë tyre në Jeruzalem, u kryqëzua, u varros dhe u ringjall profeti Isa.

‘NA KUJTON LIGJET E MARRA KUNDËR HEBRENJVE NË PERIUDHAT E ERRËTA TË EVROPËS’

Udhëheqësit e kishave katolike, ortodokse dhe armene njoftuan në deklaratën e bërë dje se kisha do të qëndroj e mbyllur deri në vendimin e radhës.

U raportua se protesta u iniciua për shkak të shqetësimit se zbatimi i planit të qeverisë izraelite do të çonte në konfiskimin e tokës në pronësi të kishës dhe ligji në fjalë u përshkrua si “urryes, racist dhe diskriminues”.

Patriarku i Jeruzalemit,Theophilos III i cili foli për korrespodentin e AA-së, tha se lidhja e kishave me taksa shkel marrëveshjet ekzistuese dhe detyrimet ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe privilegjet e Kishave, dhe se këta hapa duken si një përpjekje për të dobësuar praninë e të krishterëve në Jeruzalem. Theophilos III i cili shtoi se në rast se miratohet ky ligj në Knesset(parlamentin izraelit), prona e kishave do të konfiskohet, tha se“kjo na kujton ligjet e ngjashme, të cilat u miratuan kundër hebrenjve gjatë periudhave të errëta në Evropë”.

‘KJO ËSHTË NJË ÇËSHTJE TERËSISHT POLITIKE’

Edip Cevat Cudeh El-Hysejni, një anëtar i dy familjeve myslimane që mbanin çelësin e Kishës së Varrit të Shenjtë në duart e tyre për shekuj me radhë, theksoi se fakti që kishat u detyruan të paguajnë taksa ndaj qeverisë izraelite nënkuptonte që është shkelur status quo-ja aktuale, e pranuar nga të gjitha vendet dhe që ekzistonte që nga viti 1952. Hysejni theksoi se pavarësisht se Izraeli ka deklaruar se nuk do të prek status-quon aktuale, plani i Komunës së Jerusalemit për të taksuar kishat ishte në kundërshtim me këto deklarime dhe i’u bëri thirje autoriteteve izraelite që të heqin menjëherë dorë nga ky plan.

Ndërsa Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Greke, Atallah Hanna u shpreh se me mbylljen e Kishës së Varrit të Shenjtë ata kundërshtuan shtypjet mbi kishat e Izraelit dhe institucioneve të krishtera.

“Përpjekja e autoriteteve izraelite për t’i lidhur kishat me taksat është një çështje terësisht politike dhe është një element që përdoret si pjesë e planit të Izraelit për të pastruar Jeruzalemin nga institucionet e krishtera. Shkollat dhe spitalet e krishtera në Jerusalem i shërbejnë të gjithë popullit palestinez. Institucionet e krishtera janë të dedikuara për shërbim të Jerusalemit dhe popullit palestinez”-tha Hanna dhe theksoi se kishat nuk i janë nënshtruar një kërkeseje të tillë për njëqind vjet.

Duke theksuar se kishat nuk do të përkulen ndaj presioneve të Izraelit dhe do të marrin të drejtat e tyre mbi Jeruzalemin, Hanna tha se në qoftë se Izraeli nuk do të tërhiqet ata do të shtojnë protestat e tyre.

U DEKLARUA SE BORGJI TOTAL ËSHTË 186 MILION DOLLAR

Në deklaratën e bërë më parë, Komuna e Jeruzalemit e lidhur me Izraelin tha se kishte për qëllim taksimin e pasurive të paluajtshme të kishave në qytet.

Komuna deklaroi se do të lidhte me taksa pasurinë e kishave, do të heq statusin ‘përjashtim nga taksat’ që ka qenë vite me rradhë dhe se do të konfiskoj pronat që nuk paguajn taksat.

Mbështetësit e projektligjit argumentojnë se qëllimi i tyre është të parandalojnë shkeljet e të drejtave të izraelitëve që jetojnë në tokat e Kishës së vjetër të shitur kompanive private të pasurive të paluajtshme.

Guvernatori i Jeruzalemit, Nir Barkat pohoi se borgji i Kishës arriti në 650 milionë shekel (186 milionë dollarë).

Barkat tha se jo kishat, por ‘hotelet dhe ndërmarrjet tregtare’ që ata kishin, do të ndikoheshin nga ndryshimet e taksave.

‘SHQYRTIMI I PROJEKTLIGJIT U SHTYE PËR NJË JAVË’

Pas protestës, Komiteti i Kabinetit izraelit e shtyu shqyrtimin e projektligjit për një javë.

Rachel Azaria, emri i të cilit qëndron pas ligjit, në një deklaratë të bërë për BBC, tha: “Unë e kuptoj se kisha është nën presion, por prona që ata e zotërojnë do të i’u mbetet atyre, askush nuk ka për qëllim të prekë pronën e tyre. Unë jam i interesuar në atë që do të ndodhë në qoftë se projekltigji im i’u shitet palëve të treta.”

Ndryshe, popullësin prej 300.000 palestinezëve në qytet e përbëjnë rreth 10 deri në 12,000 arab të krishterë.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE