Shqiperia

Tenderi 174 milionë i Gonxhes, bleu maska për 16 muaj, ja si zgjodhi ofertat e shtrenjta

Drejtoria Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor parashikon se pandemia do të zgjasë 16 muaj. Kjo del nga dokumentet e tenderit për maska që zhvilloi ky insitucion i drejtuar nga Blendi Gonxhja. Bazuar në projeksionet e Drejtorisë së Transporteve u vendos të shpallej tender për blerjen e maskave për të gjithë punonjësit në vlerën rreth 174 milionë lekë. Tenderi i bujshëm u zhvillua në 8 gusht 2020, por si pasojë e ankesave të operatorëve pjesëmarrës, akoma nuk është mbyllur sepse është rrëzuar dy herë vendimi i Gonxhes.

Vendimi

Komisioni i Prokurimeve, pas ankesës së një operatori vendosi më 23 tetor 2020 shfuqizimin e vendimit të komisionit të vlerësimit të ofertave lidhur me kualifikimin e operatorit ekonomik “U…” shpk në procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me Nr. REF- 68679-08-13-2020, me objekt: “Blerje maska për punonjësit e DPSHTRR, 14 Drejtorive Rajonale në varësi të saj dhe Task-Forcës, që ofrojnë shërbime për qytetarët” Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik – ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara. për një afat 16 muaj”, me fond limit/vlera e pritshme e kontratës 17,391,667 lekë pa tvsh, Ankesa në thelb ka të bëjë me zhvendosjen që ka bërë komsioni I tenderit për një kompani që fiturse që nuk plotëson kushtet.

Nga dokumentet e tenderit, që TPZ.al i disponon, del se në këtë tender është synuar të kënaqen ofertat më çmimet më të larta të maskave dhe të skualifikohen ato më të të ulëtat.

Nga krahasimi i tabekës së parë dhe tabelës së dytë pas rivlerësimit që ka bërë komisioni i tenderit, del se janë skualifikuar 7 ofertat më të ulëta nga 16 kompania farmaceutike të paraqitura në garë.  Bie në sy se janë kualifikuar dhe dy ofertat më të shtrenja (14 milionë lekë).

Në datën 23 shtator 2020, operatori ekonomik “U…” shpk ka paraqitur ankesë pranë autoritetit kontraktor ku kundërshton vendimin e komisionit lidhur me skualifikimin e tij nga kjo procedurë prokurimi. Pas një muaji (në 23 tetor) është rrëzuar kjo procedurë dhe tashmë nuk dihet se si do të vazhdojë, sepse ndërkohë, drejtoria thotë që i ka blerë maskat.

Çmimet e maskave

Më 19 gusht, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka blerë nga tregu 300 mijë maska një përdorimshe me 55 lekë/copa, 1000 maska shumë përdorimshme FFP2 (95) me 500 lekë/copa dhe 500 maska shumë përdorimshme FFP3 me 783 lekë/copa. “Masat garantojnë mbrojtje gjatë 2.5 milionë shërbesave në vit ose rreth 1300 qytetarë/orë në 14 drejtori rajonale, selinë qendrore dhe Taskforca e Transportit Rrugor”, njoftoi në gusht Blendi Gonxhe.

/TPZ

OPINIONE

INTERVISTA