Shqiperia

Tenderi i uniformave të policisë/ Grupi Parlamentar Demokrat kallëzon Sandër Lleshajn në SPAK, ja akuzat

Grupi parlamentar “Demokrat” ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm Sandë.r Lleshaj dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhacka, për skandalin e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.

Në kallëzimin e bërë. nga ana e Grupit Parlamentar “Demokrat” thuhet se Lleshaj ka kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës.

  • foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Në argumentimin që grupi parlamentar “Demokrat” bën, thuhet se Lleshaj ka kryer disa vepra penale dhe ndaj duhet që te ndiqet nga ana e SPAK.

Në letrë.n e Grupit Parlamentar Lleshaj akuzohet për:  “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 244;

  • “Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;
  • “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;
  • “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;
  • “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;
  • “Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260;

/BW

OPINIONE

INTERVISTA