Rajoni

Tension mes Thaçit dhe Vuçiçit në samitin e Shkupit

Samiti që ka marrë emrin e “Bërdo-Brijuni” i cili këtë fundjavë po mbahet në Shkup me praninë e 6 presidentëve të rajonit (mes të cilëve edhe Ilir Meta nga Shqipëria) duket se nuk ka shkuar si duhet, të paktën sipas mediave serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duket se ka pasur një përplase verbale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç raportohet nga mediat serbe, përplasjet mes Vuçiç dhe Thaçit kanë qenë në lidhje me marrëveshjet e arritur në Bruksel, ku sipas tij, Kosova nuk ka bërë asgjë për t’i konkretizuar ato.

Vuçiç ka pasur kritika ndaj Thaçit lidhur me mos krijimin e Asociacionit si dhe për arrestimin e Marko Gjuriçit muaj më parë, shkruan portali serb, “Alo”.

Në foton më poshtë duket Vuçiç që ka dalë mjaft i nervozuar nga mbledhja.

OPINIONE