Tensione në kuvend, Ruçi i mbyll mikrofonin Bashës, deputetët e opozitës rrethojnë foltoren

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se ka fakte të reja për shkelje ligjore, politike e penale të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që sipas Bashës ka të bëjë me ndryshim të kodit të procedurës penale, kur ministri ishte në kreun e komisionit të reformës në drejtësi.

Sipas tij Xhafa është peshku i madh, krimineli i pandëshkuar dhe të dy bashkë me të vëllanë “janë një prej kokave mafioze që kanë ndryshuar Vlorën në kryeqytetin e kokainës”.

Por pasi kryetarit të PD-së Lulzim Basha i ka mbaruar koha, kreu i Kuvendit i ka mbyllur mikrofonin. Kjo gjë ka irrituar opozitën. Deputetët e PD dhe LSI janë çuar më këmbë dhe kanë rrethuar foltoren. Ruçi tha se acarimi është i kotë pasi Bashës i mbaroi koha edhe pse nuk foli për tema të rendit të ditës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne