Tensione në Sanxhak, Sheshel kërcënon tifozët myslimanë të Novi Pazarit

Provokimet e fundit të kriminelit serb të luftës Vojislav Sheshel ndaj komunitetit musliman të Sanxhakut ka bërë që të tensionojë situatën, shkruajnë mediat lokale.

Në ndeshjen e e fundjavës të basketbollit të klubit Novi Pazar, tifozët e tij “Ekstremët dhe Torcida” kanë shkruar një pankartë “Dëshira e parë dhe e fundit është që të therr vojvodën Sheshel”.

Por kjo ka bërë që të reagojë Sheshel përmes tuitter duke shkruar se “Po vjen Shesheli, jo me vullnetin e mirë dhe do të therrë torcidët dhe ekstremët”. Këto porosi kërcënuese të Sheshelit kanë nxitur edhe reagimet e qytetarëve dhe disa partive politike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne