TENSIONE TE MINISTRIA E ARSIMIT: Studentët bëhen gardh dhe nuk lejojnë deputetë e simpatizantë të PD që të bashkohen me protestën e tyre

Situata te Ministria e Arsimit vijon e tensionuar prej disa minutash, për shkak se deputetët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që janë nisur drejt Rrugës së Durrësit, nuk janë lejuar nga një grup të rinjsh që të bashkohen me ta.

Ata janë bërë gardh dhe për mediat e pranishme janë shprehur se nuk duan që të përzihen me politikanët e Partisë Demokratike, duke theksuar se çdo qytetar është i ftuar t’i bashkohet protestës studentore, por jo deputetët.

Situata është tensionuar për shkak se disa të rinj të Partisë Demokratike kanë debatuar përpara kamerave, në transmetim të drejtpërdrejt, duke hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës, se janë të blerë dhe të shitur.
Të rinjtë që janë bërë gardh te Rruga e Durrësit për të krijuar një ndarje mes dy grupimeve, akuzojnë përfaqësuesit e Partisë Demokratike se janë të shitur, ndërsa këta të fundit thonë se ata nuk janë studentë por njerëz të infilturuar nga Edi Rama për të prodhuar përplasje./newsbomb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne