Tensionet mes Katarit dhe disa vendeve arabe mund të çojnë në luftë

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka paralajmëruar se tensionet midis Katarit dhe fqinjëve të tij arabë të rajonit të Gjirit Persik mund të përfundojë në një luftë.

Gabriel tha të shtunën se kishte ende një mundësi për Katarin dhe anëtarët kryesorë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik për të zbutur tensionet, përndryshe, tha ai, kërcënimi i luftës midis tyre është i madh. “Ka një rrezik që kjo mosmarrëveshje të çojë në luftë”, tha Gabriel në një intervistë me gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Të tre shtetet e Gjirit Persik, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni së bashku me Egjiptin dhe Maldivet, i prenë lidhjet me Katarin një javë më parë, duke akuzuar Dohan për mbështetjen e terrorizmit. Tre fqinjët e Katarit kanë ndaluar edhe transportin detar, tokësor dhe ajror me mbretërinë e vogël, duke imponuar në mënyrë efektive një bllokadë. Doha ka mohuar akuzat për mbështetje ndaj terroristëve duke pohuar se Sauditët dhe aleatët kanë qenë vazhdimisht duke i bërë presion Katarit gjatë muajve të fundit që t’i diktojnë atij politikën e tyre të jashtme. Ministri i Jashtëm gjerman tha se personalisht ka zhvilluar takime me homologët e tij nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia këtë javë dhe ka folur me telefon me ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kuvajtit për të vënë në pah shqetësimin e Gjermanisë lidhur me çështjen e Katarit. “Pas bisedimeve të mia këtë javë, e di seriozitetin e situatës, por besoj se ka edhe shanse të mira për të bërë përparim”, tha ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne