Vetëm pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Francës dhe Britanisë së Madhe, bombarduan Sirinë, marrëdhëniet me Rusinë mbeten ende të tendosura.Pala ruse ishte totalisht kundër sulmit mbi Siri dhe kërcënoi me luftë, nëse aleatët do të synonin të merrnin kontrollin e Sirisë.Në përpjekje për të sheshuar mosmarrëveshjet, të enjten është mbajtur edhe një takim i pazakontë mes Shefit të Shtabit të përgjithshëm rus dhe komandanti suprem i NATO-s.Gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti dhe ai rus Valery Gerasimov u takuan në Baku të Azerbaixhanit, ndërsa diskutuan se si të shmangin incidentet ushtarake që mund të çojnë në luftë.NATO dhe Ministria ruse e Mbrojtjes bënë me dije se dy oficerët e lartë diskutuan për stërvitjet ushtarake dhe lëvizjet e trupave përkatëse, në vendet baltike dhe në lindje të Europës, që të dyja palët i konsiderojnë si kërcënuese.
Tensionet ne rritje, komandanti i NATO-s takon homologun rus
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?
April 19, 2024
Regjistrimi i popullsisë është obligim ligjor e shtetëror
April 19, 2024
Qeveria si kooperativë magazinierësh
April 18, 2024
TRE BANDITE POLITIKE DHE PROBLEMET E LINDJES SE MESME
April 18, 2024