Tentativë për djegie të një shkolle islame në Holandë

Një shkollë e mesme në Amsterdam që ofron arsim islam ka qenë objektivi i një përpjekje për t’i vënë zjarrin.

Soner Atasoy, drejtori i shkollës së mesme Cornelius Haga, e cila funksionon pranë Fondacionit për Edukimin Islamik në Amsterdam (AIEV), konfirmoi se disa presona u përpoqën t’i vinin zjarrin këtij institucioni arsimor të dielën natën.

Sipas tij, këtë e kanë vërejtur nxënësit që u kthyen në shkollë pas pushimeve. Atasoy shpjegoi se kjo nuk ishte një situatë e mirë për prindërit apo fëmijët, por se nuk kishin frikë nga askush.

“Kur mbërritëm në shkollë në mëngjes, vumë re se dritaret e klasës ishin thyer me tulla dhe se kishte një material të djegshëm të derdhur në karrigen e profesorit. Në oborrin e shkollës, në mesin e dritareve të thyera, gjetëm gaz. Një person i paidentifikuar u përpoq të ndizte shkollën”, tha Atasoy.

Ai konsideron se sulmi ka ndodhur sepse Ministria e Arsimit dhe bashkia në opinion e quajnë shkollën terroriste.

Megjithë paralajmërimet, sipas Atasoy, në shkollë nuk u ndërmorën masat e nevojshme të sigurisë.

Sipas tij, pas propagandës disa mujore nga shteti dhe bashkia, një sulm i tillë ishte i pritur nga të gjithë. Hetimet rreth kësaj ngjarje janë në vazhdim.

Shkollat islame të lidhura me Ministrinë e Arsimit kanë të njëjtën kurrikulë dhe program si shkollat e tjera.

Fondacioni për Edukim Islam në Amsterdam parashtroi kërkesë për hapjen e një shkolle të mesme islame në kryeqytetin e Holandës që në 2011, por autoritetet përkatëse nuk dhanë leje për një gjë të tillë. Miratimi për hapjen e gjimnazit Cornelius Hagë u dha në gusht të vitit 2017.

Shkolla filloi me punë në vitin 2019, kurse Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë e Holandës (AIVD) konsideron se profesorët e shkollës dyshohet se janë të lidhur me organizata terroriste./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne