Tentoi të shtypte njerëzit me makinë, policia norvegjeze neutralizon agresorin

Policia norvegjeze qëlloi ndaj drejtuesit të një automjeti, që iu sul një turme njerëzish.

Sipas raporteve të fundit, dy foshnje në një karrocë u goditën nga makina e rrëmbyer.

Burri i armatosur e vodhi ambulancën dhe e drejtoi atë mbi disa persona në kryeqytetin e Oslos, të martën, njoftoi Policia.

Policia e arrestoi burrin pasi hapi zjarr mbi makinën. Ai nuk ishte plagosur rëndë.

LEXO EDHE  Rrjeti i shpërbërë rus ka synuar kryerjen e sulmeve kibernetike në Çeki

Policia tha se në një mesazh në Twitter se një çift të moshuarisht dhe një nënë që shtynte dy fëmijë me një karrocë ishin plagosur nga incidenti. Gruaja me fëmijët u dërguan në spital.

Policia tha se ishte në kërkim të një gruaje që kishte lidhje me incidentin./Boldnews/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne