Tentoi të vrasë me armë nipin, pranga xhaxhait në Kurbin

Një krim në familje është parandaluar sot në Kurbin, ndërsa në pranga ka rënë një 59-vjeçar, i cili tentoi të vrasë nipin e tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Preng Teska tentoi që të vrasë me armë zjarri nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç. Atij i është sekuestrua një pushkë me një karikatore me 10 fishekë.

“Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas telefonatës tek Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë, është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme , ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne